
LETËR FALËNDERUESE për shoqen time të studimeve, poeten, Fitnete Bashota Krasniqi !
E dashura Fite, shoqja ime, fjalë pak e punë shumë, intelektuale, poete e vlerave, nënë e përkushtuar, bashkëshorte e përkryer!
Vetë fakti që, pas 30-të, vitesh, ne takohemi dhe kemi të njëjtën dashni e respekt për njëra-tjetrën, tregon se shoqëria jonë ka qenë e pastër bilur. Është një pasqyrë e një shoqërie që tani vështirë gjendet në këtë kohë, apo më mirë të them, që nuk ka më shoqëri e, nëse ka, veç me interes do të jetë.

Takimi me ty, shoqe, ma ngjalli nostalgjinë për kohën tonë të studimeve. Ishte një kohë e artë, dhe e vështirë, ne ishim të bashkuar me njëri-tjetrin, sepse na bashkonte ideali për kombin tonë të përvujtur, prandaj shoqeria jonē ka, dhe do ketë jetëgjatësi.
Ne kemi qenë një shoqëri e shëndoshë, e pastër, e dlirë, ideatorë për lirinë e vendit tonë, kombëtarë e njerëzorë, të penës e të pushkës. Kemi qenë të fjalës dhe të besës, prandaj shoqëria jonë nuk është zbehur kurrë. Edhe pas 30-të, vitesh takohemi, kemi të njëjtën dashni e respekt shoqeror, e cila shoqeri do të qëndrojnë e fortë dhe e pathyeshme deri në vdekje.

Faleminderit Zotit që ka ende njerëz pa interes, siç jemi ne, sepse ne, përqojmë mesazh, çdo shoqëri e pastër ka jetëgjatësi, sikurse kjo e jona.
Fite, shoqe, të falënderoj me gjithë zemër që more gjithë atë rrugë të gjatë nga Austria, për të më takuar, së bashku me bashkëshortin tënd, i cili ishte një intelektual me norma e me vlera kombëtare. Të falënderoj për librat dhe dhuratat e tua, e dashur.
Thonë gjithmonë:
„I nderuari të nderon.“
Kjo vizitë familjare e shoqes sime, pas shumë vitesh, për mua ka shumë vlerë, sepse vetëm ata që kanë shpirt të bardhë dhe shoqëri të pastër të duan pa interes e bëjnë këtë udhëtim me mia kilometra për të takuar. Këto veprime janë shumë madhore e njerëzore, për ata qe dinë të vlerësojnë drejt, në emër të shoqërisë së pastër.
Ata që e dinë çfarë është shoqëria pa kushte, nuk e shikojnë largësinë dhe kohën, por vijnë të të vizitojnë e të të nderojnë. Ndoshta dikush mundet te thot pse kaq kohê pa u pa, sepse neve na ndau shkau-lufta, jeta ekonomike etj, por prapë se prapë shoqërinë nuk e zbehu as për një milimeter.
Shoqja ime me shpirt flori, të falënderoj me zemër! Të uroj të gjitha të mirat e botës, e suksesët mos tu shterofshin në asnjë fushë të jetës!

Vazhdo me shkrimet e tua të arta, sepse letërsia ka nevojë për vargjet e tua, se ato vargje dalin nga shpirti, nga e vërteta dhe nga përjetimet e jetës, që lexuesi të ndihet i kënaqur me ngjarjet jetësore, te cilat përciellin mesazhe përmese poezisë.
Të uroj shëndet e jetë të gjatë, ty dhe familjes sate te mrekullueshme, shoqja ime e mirë!
Mirë u takofshim herave të tjera, pasi që tash mundësit janë me të lehta që te takohemi!