
“Mungesa jote, qiell i pafund vetmie.”
Ah, nënë, sa shumë më kujton kjo fotografi,
Ishin muajt më të vështirë prej nyjeve.
Buzëqeshja jote, si ballet mbuluar nga sedefi,
Ndërsa babai të mbante si hëna mes yjeve.
O nëna ime e ëmbël, dashuri si një lëndë,
Me thinjat si flokë bore hedhur mbi supe,
Zëri yt kumbonte përtej, me zogj dhe këngë,
Ndriçoje ti mbrëmjet, kur nga sytë më humbje.
Tani, kur shkoj, oj nënë, te shtrati yt, trishtuar,
Mbush shpirtin me aromën ngjizur në avlli,
Në muret e dhomës shikimi yt ndriçuar,
Të gjej kudo, oj nënë, mbështjellë me sytë ulli.
Gjurmët e tua nënë, sa gonxhe trëndafili,
Të mbushura, moj nënë, me mall e dashuri,
Vetmuar kalon babai, këndon në vaj bilbili,
Mungesa jote, ah, ma zhyt shpirtin në zi.
Blerta.B. 23 Tetor 2026. Paros.
“”””””””””
Çfar kohërash kanë ardhur vërtetë,
Njeriu – njerinë, si plumbi me fjalë e vret,
E gjithë bota mbuluar me fallsitet,
Se në mes është futur paraja e shkretë!
Eh Zoti sa duron këtë botë gënjeshtare,
Ku shpirti blihet shpejt me një dorë pare,
Por njerëzit sduan as dashurinë e as miqësinë,
Sa njeri – tjetrin e shohin vetëm me shpinë.
Ah çfar dashurie kishim në kohën e shkuar,
Ishim të gjithë njësoj ,dhe të pa djallëzuar,
Dashuri në zemër, me ngjyrën e bardhë,
Sot shpirtrat katranë veç mendojnë paranë!
“”””””
Le të bien gjethet e arta vjeshtë,
Unë i mbledh fletë-fletë çdo kujtim,
I bëj kurorë dashurie në shpirt,
E vjeshtës i bëhem zog në fluturim!