– Po! Ai me zgjon.
– Po! Kam dy yje.
– Jo! Eshte vetvrasje.
– Po! Tek pragu i skamjes.
– Po! Ia bej dhurate vetes.
– Jo! Jam ylber.
– Po! Dhuroj buzeqeshje.
– Po! Me rracistet.
– Jo! Di te degjoj.
– S’e di! Ia le kohes.
– Po! Por i bindem.
– Po! Sheroj plage.
– Ndoshta!Kur pasqyra nuk eshte e krisur.
– Jo! Kam engjell.
“””””””””””
KUR VJESHTA KA MARR FLAKE
Ne ma marrt era mendjen,
si palen e fustanit te kuq,
me kerko neper fusha,
ne breg te lumit si gushekuq.
Dhe ne te thenca qe nuk vij,
se llastohem si lazdronje,
ti ngul kembe si bilbili,
egon time beje zonje.
E nese ngjitem ne majeplep,
gris fustanin tim me onde,
mos hiq dore si harbel,
rend si capkeni pas begonje.
E kur te shfryj e nxihem si terri,
te mbiell gjemba xhelozie kudo,
ti behu lis qe s’ka frike zjarrin,
pushtome e peshperime” Pusho!”
Kur te marr flake shpirti si fustani,
te djeg kroin ku puthet zalli,
shtrengo dhembet e fike zjarrin,
behu prush e shkri akujt e mallit.
Se te kam thene kur isha e qete:
– Me mua jetesa eshte e veshtire!
Ngre det e lumenje si shtellunga perpjete,
zotat bej gure e mjaltin shellire!
Por kur te jem ne ditet me diell,
ti e di sa rreze bej jorgan dashurie.
Te mbuloj me yje e vet behem hene,
vesh fustan te kuq si bije perendie.
Te tregoj planete qe si njeh njerezia,
te shtroj velenxa ne preherin e detit,
te thure vargje ku dehet marria,
te mjekoj shpirt e te shuaj dertin.
Te gjitha keto ti i ke jetuar,
ne udhetimet tona neper qiej te huaj.
Nese vertete i ke ende ne mendje,
atehere cfare pret te me puthesh me endje?
Se buza e paputhur fsheh vullkane,
dora e paprekur kerkon ngushellim,
beli i paledhatuar naten leshon afshe,
syri i paputhur loton ne te gdhire.
Ndaj harroji theniet qe ngercin hapin,
jeten time e filosofoj une e jo te tjeret.
Nese ne stomak te ka mbetur flutur,
hapja dritaren te me perqafoj si eren.
Nese s’je bindur nga kryenecesia ime, dehu behu tap,
guxo,
rreziko,
me duaj