Sot ka qenë një ditë e veçantë, sepse festohej 80 vjetori i shkollës ku u ula për herë të parë në bankat e sajë. Shkolla Pjetër Zarishi në Blinisht Lezhë.
Nuk është tetëdhjetë vjetori i

, sepse në Blinisht që nga viti 1639 kemi gjimnaz, por ato shkolla deri në 1946 u dogjën nga pushtuesit sipas qejfit, pra Shkolla e Blinishtit sot festoi 80 vjetorin e “pandërprerjes” sepse për tetëdhjet vjet ajo shkollë nuk mbyll asnjëherë.

Blinishti familja familja e madhe fisnike e viteve 1200-1300 mbretëroj në Zadrimë për shumë vite duke kundërshtuar edhe Anzhuinët të cilët burgosën të parin e tyre Vladimir Blinishtin, por duke u paqtuar me Blinishtasit pas disa vitesh, duke ju kthyer principatën Blinishtasve dhe duke emëruar “Mareshallall të Arbërisë ” Guljem Blinishtin…
Më pas Zadrimën do e mernin Lekë Dushmani e Lekë Zaharia dhe familja e Blinishtit nën pushtimin turk do largohej nga skena e

Burra të tjerë nga Blinishti do i dilnin Zot Zadrimës … Nikoll Lindi bir Blinishti se bashku me Pal Lumshin e Dajçit nën hundën e turqve , nën petkun e një shkolle fetare do mbanin për pesëdhjet vjet Seminarin e Nëshatit… Shumë Blinishtas që nga 1600 do studionin në Universitetet më të mira italiane , falë shkollës në fshatin e tyre nën hundën e turqve përgatiteshin për të studiuar jashtë, deri tek Pjetër Zarishi, ( Zhuba) prifti që u lind e studioj deri në 14 vjeç

vendlindjen e tijë, pastaj në Urbaniana në Romë, prifti që përgati alfabetin më të mirë të të gjitha kohërave pjesë nga i cili flasim sot.Shkolla e Blinishtit mban emrin e këtij njeriu të madh të letrave shqipe që jetën e tij ja kushtoj Gjuhës e kulturës shqipe, por që u persekutua derisa vdiq në mjerimin më të madh, nga paria shqiptare e lidhur me turkun.

Sot në Blinisht Mësuesit e shkollës, me në krye drejtoreshën Gjyste Lufi, nga mësuese Alketa , Zina e me radhë sollën me krenari, atë punë të bukur që bëhet jo vetëm në Blinisht po në të gjitha shkollat e Zadrimës për trashëgiminë kulturore, për integrimin e nxënësve në botën e studimeve dhe atë të punës.

Ardhja e shumë studentëve të kësaj shkolle që jetojnë jashtë Shqipërisë, i shtoj vlerë kësaj ditëlindje të vazhdimësisë.


Personalitet më të lartë të arsimit e nderuan këtë ngjarje me rëndësi jo vetëm për Blinishtin por për të gjithë Zadrimën.
Respekt për ata mësues që punuan në shkollën e Blinishtit, respekt për ata mësues që punuan në Shkollën e mesme të Blinishtit, e cila po sot bën 50 vjet nga hapja e sajë, respekt për ata drejtues shkolle që dhanë gjithka që Shkolla “Pjetër Zarishi ” Blinisht të ishte ndër shkollat që pregatiti personalitete , studiues, dhe intelektual të shpërndarë që nga Amerika , Anglia, Italia, Australia, Kanada etj.
Faleminderit trupës pedagogjike, e në veçanti drejtoreshës së shkollës që më bëri pjesë krenarie të Shkollës Pjetër Zarishi..
Suksese , të gjithë pjesëmarrësve, suksese të gjithë ish nxënësve të shkollë dhe atyre që studiojnë në këtë shkollë.
Tradita vazhdon Blinishti do ketë shkollën e vet me