Me poeten”Liljana Furrxhiu”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

PORTRET
Kush je?
– Nje zarigoge lumi!
Nga vjen?
– Nga buza e lumit dhe gjiri i pyllit!
Si quhesh?
– Shen Vetmia!
Ku beson?
– Tek shpirti!
Ke ke frike?
– Vetmine!
– Kush te rriti?
– Puhiza dhe bryma!
Kush te edukoi?
– Nje nerajde!
Kush te forcoi?
– Uria!
Kush ta mesoi fjalen?
– Nje luan!
Kush te mesoi vargun?
– Vetetimat!
Kush te mesoi te ecesh?
– Frika!
E di notin?
– Jo! Jam det!
E njeh zotin?
– Po! Ai me zgjon.
Je e pasur?
– Po! Kam dy yje.
Ke plage?
– Edhe ne kocke!
Ke armiq?
– Sinqeritetin!
Ke miq?
– Filozofet dhe shpresen!
Dashuron?
– Jeten! Frymen! Poezine!
Urren?
– Jo! Eshte vetvrasje.
Hakmerresh?
– Nuk jam aq e vogel!
Lutesh?
– Po! Tek pragu i skamjes.
Fal?
– Po! Ia bej dhurate vetes.
Fshihesh?
– Jo! Jam ylber.
Je bujare?
– Po! Dhuroj buzeqeshje.
Je rraciste?
– Po! Me rracistet.
Je naive?
– Po, besoj perrallat!
Je e bute?
– Po, me kafshet!
Je e rrepte?
– Po, me genjeshtren!
Di te genjesh?
– Po veten!
Je narciste?
– Jo! Di te degjoj.
Je poete?
– S’e di! Ia le kohes.
Je pesimiste?
– Me njeriun!
Sa e gjate je?
– Me masni hijen!
Sa kg je?
– Prit te numeroj plaget!
E ke frike dashurine?
– Po! Por i bindem.
Je femije?
– Po, me femijet!
Je femer?
– Po! Sheroj plage.
Je e bukur?
– Ndoshta!Kur pasqyra nuk eshte e krisur.
Je pagezuar?
– Po, nga uria!
Te tremb vdekja?
– Jo! Kam engjell.
Je vetja?
– Jam miliona femra ne nje!
“””””””””””

KUR VJESHTA KA MARR FLAKE
Ne ma marrt era mendjen,
si palen e fustanit te kuq,
me kerko neper fusha,
ne breg te lumit si gushekuq.
Dhe ne te thenca qe nuk vij,
se llastohem si lazdronje,
ti ngul kembe si bilbili,
egon time beje zonje.
E nese ngjitem ne majeplep,
gris fustanin tim me onde,
mos hiq dore si harbel,
rend si capkeni pas begonje.
E kur te shfryj e nxihem si terri,
te mbiell gjemba xhelozie kudo,
ti behu lis qe s’ka frike zjarrin,
pushtome e peshperime” Pusho!”
Kur te marr flake shpirti si fustani,
te djeg kroin ku puthet zalli,
shtrengo dhembet e fike zjarrin,
behu prush e shkri akujt e mallit.
Se te kam thene kur isha e qete:
– Me mua jetesa eshte e veshtire!
Ngre det e lumenje si shtellunga perpjete,
zotat bej gure e mjaltin shellire!
Por kur te jem ne ditet me diell,
ti e di sa rreze bej jorgan dashurie.
Te mbuloj me yje e vet behem hene,
vesh fustan te kuq si bije perendie.
Te tregoj planete qe si njeh njerezia,
te shtroj velenxa ne preherin e detit,
te thure vargje ku dehet marria,
te mjekoj shpirt e te shuaj dertin.
Te gjitha keto ti i ke jetuar,
ne udhetimet tona neper qiej te huaj.
Nese vertete i ke ende ne mendje,
atehere cfare pret te me puthesh me endje?
Se buza e paputhur fsheh vullkane,
dora e paprekur kerkon ngushellim,
beli i paledhatuar naten leshon afshe,
syri i paputhur loton ne te gdhire.
Ndaj harroji theniet qe ngercin hapin,
jeten time e filosofoj une e jo te tjeret.
Nese ne stomak te ka mbetur flutur,
hapja dritaren te me perqafoj si eren.
Nese s’je bindur nga kryenecesia ime, dehu behu tap,
guxo,
rreziko,
me duaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.