SHKRUAR NGA”Kundret Pulomemaj”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante studio

Na iku behari
Na iku behari
Kaloi dhe vjeshta
O thëllëz e malit
Un mbas tyja mbeta
O birbil i malit
Që këndon pa dirë
Zëri yt I bukur
Mua më shëron shpirtë
O thëllëz e malit
Kur zbrisja në krua
Aty te burimi
Aty prisje mua
Un zbrisja nga mali
Zbrisja pa gdhirë
Mal më mal Un brodha
Sa gjeta trëndelin
Hën e plot po perëndonte
Dielli pa hapur synë
Thëllëz e birbil
Shfaqën dashurin
Te burimi në krua
Dita pa gdhirë
Bashk ja nisën këngës
Kënga vente mirë
Un ja merrja këngës
Iso mbaje tinë
Zëri yn i bukur
Mu si violinë
Kundret Pulomemaj
30/10/2022
“””””

PËR NËNËN YJET VAJTOJN
Nessuna descrizione della foto disponibile.
Që kur në jetë ke ardhë
Dy emra shkruan me are
Njëri nëne dhe tjetri babë
Që tyj jetën të kanë falë
Dhe kur ti jetën vazhdon
Jeta plagë të krijon
Dhe me plumba të qellon
Nëna plagët ti mjekon
Bëhesh i fort dhe duron
Dhe si zogu fluturon
Male dhe dete kalon
Dhe dhimbjen nuk e kupton
Nëne e babë janë thesar
Lumë ata që i kan gjallë
Nëna diamant i rrallë
Që tyj jetën të ka fal
Por kur nëna të mungon
Një plagë tjetër krijon
Në zemër të helmon
S’ka ilaç që e shëron
Për nënën yjet vajtojn
Natë e ditë nuk pushoin
Një det me lot krijoin
Se dhimbjen dot se duroin
Kundret Pulomemaj
24/10/20
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.