Një takim i këndshëm dhe i mbushur me emocione me shoqen time, prof. inxh.
Teuta Nikqi Mahmutaj

Rikujtuam shumë kujtime të bukura nga koha kur punonim së bashku, në vitin 1999, menjëherë pas luftës. Ishte një kohë e vështirë, por edhe e lumtur.
Mendoj se disa takime nuk kanë nevojë për shumë komente, sepse për to flet vetë fotografia jonë.
Edhe nëse kalojnë dhjetë vite pa u parë, dashuria, respekti dhe afërsia mbeten të njëjta.
Sa me fat që jam, sepse rrethohem me njerëz me pastërti morale dhe kombëtare.
Sepse këtu qëndron e bukura e jetës: shoqërinë e zgjedh vetë, nuk ta imponon askush.
E bukura qëndron pikërisht këtu: aty ku ka pastërti shpirtërore, sinqeritet dhe njerëzillëk në shoqëri, nuk ekziston harresa.
As koha, as distanca nuk kanë rëndësi.
Kështu që dua ta theksoj edhe një herë: aty ku ka pastërti, ka jetëgjatësi!