Shkruar nga poetja “Donika Meta Gjura”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Mirmbrëma miqtë e mi të nderuar! Aman si u prish dynjaja. Doja ta ndaj me ju një pyetje si bombë më erdhi dje kur dola për të marrë fruta perime, ishte një person diku nga fshatrat në periferi të vëndlindjes sime pa më përshëndetur më tha: Donika do rrosh edhe më ti? Më befasoi dhe nuk dija si t’përgjigjem, ktheva kokën e pash e njoh si njeri dhe si me të qeshur ja ktheva; nuk kam përgjigje, por gjithsesi kjo nuk është në dorën time e din Zoti☝️kur më merr. Për ju mbrëmje të qetë e javë të mbarë miq të respektuar! Zotiju ruajt kudo që jeni e frymoni!

“”””””””””””””””””””””””””””“”Faleminderit moj luftëtare e UÇK–së, unë jam shumë e lumtur që isha në atë udhëtim pikërisht në shkollën e Radomirës ku profesori i nderuar Jahe Delia ka dhënë mësim ku pata fatin të njihem me ty e prof, se poet Ilmiun e njihja se është redaktori i librit tim të parë. Ishte një ditë e bekuar nga Zoti dhe nuk e harroj mikpritjen që na bëri drejtori ai kolektiv mësues e nxënës të mrekullueshëm. Nëse ju kujtohet kur u ndamë na thanë mos e lini me kaq. Unë kam gati librin tim të dytë dhe nëse nuk do shkojmë më, do t’ja jap prof për shkollën Ibrahim Gjorgji Radomirë! Mirnjohje e respekte për ju të gjithë!

“”””””””””””””””””””

Fitoren e huaj askush nuk e duron
Nën të njëjtin Qiell po ecim përditë,
por zemrat i mbajmë të mbyllura fort.
Kërkojmë me fjalë të nxjerim pak dritë
por hapat i humbim dhe ecim e ecim kot.
Mbi tokën e përbashkët mbjellim stuhinë,
ku s’mira gërryen çdo rrënjë e çdo fletë.
Me urretje ushqejmë sot ftohtësinë
dhe veten e shohim të huaj përjetë.
Gjithmonë shkon syri te ai që ndërton,
xhelozia ndizet si zjarr pa shpresë.
Fitoren e huaj askush nuk e duron
e kthen mirësinë në të ftohtën vesë.
Konkurenca e egër n’a bëhet si fe,
çdo hap e kthejmë a thua jemi dreq?
Të verbër vërsulemi pa ditur se ku
të shohim–tjetrin keq e më keq.
Sa më lart po ngrihet ajo krenari,
dhe ata që afrohen i largon me mur.
Në vënd të urave ndërtohet vetmi
e shpirti nga zilia nuk po zbutet kurrë.
Konflikti shpërthen për një fjalë pa peshë,
zërat flasin por askush nuk i dëgjon.
Njeriu me njeriun s’di më si të qeshë
se egoja e fshehur çdo gjë e shkatëron.
Dhe mbetemi kështu të ndarë në pjesë,
në një Botë që kërkon sado pak unitet.
Nëse nuk mbjellim dashuri e besë
secili do të mbetet i vetëm në jetë!
Më 20.09.2026.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.