Rreth konceptit “përvojë” dhe probleme që lidhën me të.
Në trajtime të ndryshme kam vënë re se mjaft njerëz nuk e kanë të qartë ,apo nuk e kanë të qartë plotësisht konceptin shumë të gjerë të fjalës:”përvojë”.Në fushën gjuhësore kjo fjalë ka të njejtë kuptimisht :mjeshtri,zanat ustallëk dhe më e përgjithshmja ,që ka hyrë në disa gjuhë si edhe në shqip :eksperiencë.Eshtë një term që vjen nga filozofia klasike dhe më e trajtuara dhe e diskutuara në të gjitha fushat e jetës shoqërore.Në përgjithësi kjo fjalë është kuptuar dhe shpjeguar si aftësi e formuar gjatë jetës për një njeri që të kryeje me lehtësi dhe cilësinë e duhur një punë ,në një fushë të caktuar të jetës .Njeriu lind dhe rritet me aftësi të caktuara fizike,fiziologjike dhe mendore, që e bëjnë të jetoje dhe , edhe kjo është një përvojë që e bën njeriun të jetoje. Por përvoja e të punuarit në një a disa fusha të caktuara është ajo që përmendëm më sipër – aftësia që e bën njëriun të kryeje me lehtësi dhe cilësi një punë në një fushë të caktuar të jetës.
Kjo përvojë është e fituar në rrugë praktike pune – në marrëdhënie me prindërit dhe të punuar me ta ,që krijon mundësinë e trashëgimit të përvojës nga brezi në brez si dhe e punës me mjeshtra të fushave të ndryshme.
Në këtë mënyrë është bërë me përvojë një njeri, kur ka ardhur në gjendje ,që të kryeje një punë të caktuar me lehtësi dhe cilësinë e duhur vetë ,pa ndihmën e askujt.Thuhet se është bërë me përvojë në ketë rast një njeri ,kur është bërë si thotë populli më i zoti se “ustai”.
Një përvojë e një anë të veçantë dhe më të vështirë është ,kur fillon të lexoje e të shkruaje dhe e merr nga libri, që të pajis me përvojë të veçantë tashmë nga ajo që është kthyer në shkencë .Kjo është më e vështirë ,sepse duhet përvetësuar teorikisht gjëja e shkruar,për t’u shpjeguar teorikisht, por njëhohësisht ,apo më pas për t’u vënë dhe bërë e jotja në.praktikën e punës duke u bërë “ustai” i saj.Për ketë ka mjaft mendime të filozofëve dhe shkenctarëve të ndryshem.Aristoteli psh – një filozof i madh antik thoshte se”…e ka lexuar dy herë Platonin (=filozof i madh ,mësues i tij AD),një herë për ta dhenë provim dhe të dytën për ta kritikuar…”.Herën e parë ai e lexon si i papërvojë dhe të dytën me përvojën e duhur dhe duke e kritikuar e çon më tej .Ose Kanti – një filozof tjetër i madh ,në analiza që bën e ndan vetën në Kanti parakritik (=pa përvojë ) dhe Kanti kritik(= me përvojë).
Në përqasje me përvojën ka tre tipe njerëzish :
1.Njerëz që kanë përvojë në një a disa fusha të caktuara,por që nuk duan, apo nuk kanë vullnet për të punuar.
2. Njerëz që fitojnë përvojë në një drejtim të caktuar ,por sapo e fitojnë me shumë mund ,nuk e ushtrojnë ,por fillojnë të fitojnë një përvojë të re dhe më pas një tjetër e një tjetër…
dmth mbetën vetëm duke u pajisur me përvoja .
3.Njerëz që duan të punojnë dhe kanë pasion të punojnë në një fushë të caktuar dhe kanë vullnetin e duhur ,por nuk kanë përvojën e duhur.Këto të fundit janë dhe bëhën njërëz të rëndësishëm në jetë ,sepse e fitojnë përvojën;”e vjedhin zanatin “si thotë populli dhe duke pasur dëshirë dhe vullnet të punojnë bëhën të vlefshëm për vetën dhe shoqërinë.
Ka mendime të ndryshme në lidhje me përvojën.Një grup mendon se njerëzit lindin me aftësi të lindura,me zhvillime të posaçme aftësish ,që i lejon të bëjnë një punë.Ato analizojnë dhe mbivlerësojnë këto aftësi me studime të cilësive të trurit dhe madhësisë së tij,që u krijon mundësinë e të kuptuarit të gjerave me kuptueshmëri të atypëratyshme dhe për to nuk ka rëndësi – deri në zhvleftësi të plotë përvoja…Një grup i dytë, që nga pikëpamja e analizës së aftësive të mesipërme njerëzit i quan njesoj…Sipas tyre të gjithë njerëzit janë aftësi të njejta psh trunore…dhe që ato zhvleftësojnë deri plotësisht kuptueshmërinë .
Ata mendojnë se është përvoja ajo që ua krijon këtë mundësi që duket si”lindur”.
Pa hyrë në hollësira të kësaj çështjeje ,duhet menduar një emërues i përbashkët midis këtyrë dy qendrimeve.Njëriu lind me aftësi të posaçme fizike,fiziologjike dhe mendore për të kryer një a disa punë të caktuara ,por,pasi të gjendet ky njeri të pajiset me përvojën e duhur për to.Në të dy drejtimet shoqeria duhet të krijoje një koncept të qartë dhe të punojë ne synyme të qarta për të krijuar njerëz të aftë për një a disa fusha të caktuara.
Një problem tjetër që nuk ka qartësinë e duhur në këtë fushë është të përcaktuarit se në ç’ fazë të punës njeriu e quan vetën pa përvojë ,me pak përvojë ,apo me përvojë?
Kjo i ngatërron njerëzit në dallimin midis aftësive të veçanta ,talentit e tj.dhe shkallës së përvojës.Ka njerëz që duke pasur talent në një fushë të caktuar,kujtojnë se kanë lindur me përvojë dhe as nuk e kuptojnë fare se kanë talentin,por nuk kanë përvojë…apo kanë pak dhe duhet ta marrin të plotë.
Psh në fushën e aktrimitapo të artit, ,kandidatët konkurojnë, duke shfaqur talent në këtë drejtim dhe e ngatërrojnë me përvojë ,duke kujtuar se janë ,apo deri kanë lindur me të.
Për të kuptuar se çfarë është përvoja në këtë rast po tregoj disa ndodhi personale.
Konkurova dhe u vlerësova shkëlqyer për të hyrë në shkollë të mesme të aktrimit…Mësoja çdo gje duke u çuditur me to…dhe po fitoja përvojë…Më ishte krijuar një ide edhe nga vlerësimet e mësuesve se kisha marrë përvojë…thënë ndryshe …isha bërë aktor.
Kur ,një ditë vjen për një bisedë” Artistja e Popullit “M.Logoreci.Nisa t’i recitoj një.pjesë me të cilën isha vlerësuar…Por ne ishim mësuar ,që e kishim interpretuar bukur kur “i derdhnim lot”ndaj unë duke e interpretuar dhe …lot.Ajo më ndal e inatosur.
– Çfarë bën ti ? – më tha.
Unë ndala i çuditur.
– Joooo!,- më tha .Me këtë interpretim unë të vë katër…Ti duhet të bësh spektatorin të qaje ,jo të qash vetë. (Të qeshura).Kuptova se nga aktor ,që mendoja se jam ,nuk isha asgjëkundi ,sepse nuk e kisha ditur më parë këtë.Sa të rrosh,do të.mësosh.
Më është dashur të quaj agjë dy vjet ;t’i mësoj ndryshe pjesët dhe të shkoj t’ia recitoj dhe më përgëzoi.
– Aaa !- Tani po…- më tha.Tani po se kisha fituar përvojën e duhur nga një aktore e madhe që ka qenë simboli i rolit të nënës…sa ndalje frymën duke e dëgjuar..Ja përvoja nga pa përvoja pavarësisht nga aftësitë dhe përgatitja
Një rast tjetër:
Na vjen në një bisedë në vitin e katërt të shkollës Artisti i Popullit Kadri Roshi.Nga tavolina ku ishte ulur ,u ngrit mori një stol dhe u ul afër – përballë nesh.
– Hë ! Si jeni ?- na pyeti.- Kush na reciton?
Ishte e papritur për ne.Të gjithë njesoj ishim ,u ngrita unë, që ,duke qenë përballë ,po më shikonte ,sikur donte të.më.thoshte :”Çohu ti!”
– Do të na recitosh?
– Po …,i thashë ,Shumë mirë! Po përpara dua të pyes për diçka.
– A je bërë aktor apo jo?Si t’i thoja?Luajta kokën me kuptimin që po…Katër vjet shkollë….ditë për ditë…tani çoç na dukej vetja.
Recitova “Krevati i perandorit”
– Shumë mirë ! – më tha,.E ke bërë shumë. mirë.
– Ah ! – thashë me vetë ,- shpëtova .
– Po tjetër ?- më tha.Tjetër unë përpara tij.Një fragment nga “Bagëti e bujqësi”
– Shumë ,shumë bukur…Po tjetër?…Shkova deri në pesë pjesë…të interpretuara…Po tjetër?
A tjetër nuk di ! – thashë unë. (Të qeshura.Qeshte dhe vetë me mua…)
– Tani të pyes edhe njëherë ,- më tha .- Je bërë aktor apo jo?Po tani me pesë pjesë të vlerësuara….
– Po ,i thashë unë.
– A jo ,- më tha,- Që ta quash vetën të tillë duhet të dish mbi njezët të tilla…Dhe aktori duket edhe kur bisedon…Dhe na mbajti një bisedë për këtë gjë si dinte ta mbante ai …
Oj ç’të rrëzuar…Më duheshin edhe 15 e më shumë pjesë mua si këto ,që të quhesha i tillë
Dhe kështu…mund të vazhdojmë pa fund që sa rëndësi ka të dallohet se kur je bërë me përvoje
Faleminderit!