13.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shtator 2024

Albina Trebicka

GJITHÇKA…
Përtyp mendimet e coptuara
me erën xhamave ngatërruar,
fut ëndrrat në xhepat e natës,
kërko gjumin me hënën në duar
Merr edhe dëshirën me vete,
për të ecur drejt ditës së re,
për të kërkuar në skutat e jetës
GJITHÇKA që deshe,por s’e
ke
gjithçka, që kishe dhe s’e doje
gjithçka, që doje,por e hodhe
gjithçka, që iku dhe nuk vjen
gjithçka, që vjen dhe nuk të gjen
Nuk kemi kohë për mërzitje
shpresat e bukura janë në ikje…
A.TREBICKA. ( nga vëllimi” Pëshpëritjet e shpirtit)
“””””””””””””””””””””””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e testo

IKJE…

Ta lexoj në sy atë, që thua
….edhe atë që s’thua
secili nga ne ecën duarlëshuar,
në rrugën tonë tashmë ngushtuar
Dikur…
një vështrim shihte shpirtin,
një përqafim i fshehur prej vetes,
një pëshpëritje ,që ndizte çastet,
një dilemë rrënqethëse e jetës
Dikur…
një dashuri rrëmbimthi,
një qerpik në përpëlitje,
ca fjalë që u thanë e s’u dëgjuan,
ca puthje të ftohta dhënë në ikje…
Unë zgjodha pranverën të largohem prej teje,
të lashë dimrin dhe shpërthimet rebele
A.TREBICKA
“”””””””””””””””””””””

Shkruar nga :

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Donika Gjoni

POETËS SIME, ALBINA TREBICKËS.

Në kopshtin e trëndafilave dhe margaritave,
MBIVE,
Poete ALBINA!
E ËMBËL dhe e qeshur si vetë pranvera.
VARGJE të hijshme dhe të fuqishme shpërtheve,
Të mbushur me KËNGË VJOLE e AROM LULEDELE.
Mes FAQEVE të vitëve pikturove fjalë,
Me penelata ARGJENDI i ndërthure,
Me krahët e një ZEMRE që nuk di të ndalë.
Në rrjedhë të PËRBOTSHME.
TI, që VITET SFIDON me guxim e dashuri,
Me zjarr të NDRITSHËM që nuk shuhet kurr,
Në detin e gjërë të njohurisë dhe MIRËSISË.
Me SQIM DHE ETIK të gjerësis së pafund.
POETJA ALBINË ..!
NË PETKUN E NJË NËNE DHE ZONJE TË MIRË!
{Një mijë përqafime së largu.}
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.