19.5 C
Tiranë
E enjte, 31 Korrik 2025

Albina Trebicka

HAPI I NXITUAR…
SHumë dëshirova të prekja me buzë vlerat e tua
E gjithmonë çastet e gëzuara të na gjenin pranë
Siç premtuam të jetonim, në të mirë e në të keq
Të bashkuar, deri sa vdekja të na ndajë…
Por…ndodh që dashuria zgjat sa një cast
Zgjohesh përbri mërzitjes e ndjehesh bosh
Betimi nuk i ngroh dot dimrat e brendshëm
Dhe çasti i gabuar e merr emrin…DIVORC
Nuk e dija që vitet qajnë e qeshin njëkohësisht,
por di që hapi i nxituar s’na ndjek dot pafundësisht.
A.TREBICKA 22.06.2021
“”””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i oqean, qiell dhe teksti

PUTHJET E DETIT…
M’i puthi deti këmbët në breg…
Dallga krejt trupin ma mbështolli
Doli nga retë dhe më puthi dielli
Në horizont qielli detin përqafoi
Melodia e detit-një këngë pa mbarim
Shkruan bukur deti fjalët me shkumbë
Në rërën e lagur shkruaj emrin tënd
Vjen e lehtë vala e s’le asnjë gjurmë
Më puthi deti shpirtin, më puthi trupin dallga
Mornica nëpër trup,si dikur puthjet e para…
A.TREBICKA 15.06.2021
“”””””””””””””””””””””

INATI I VARGUT TIM!Mund të jetë një imazh i lule dhe teksti
Fjeti vargu im nga inati…
Zgjuar vetëm mendimi rri
Mërzitja s’di se sa i zgjati
S’po gjej dot një varg të ri
E grisa fletën dhjetë herë
Erdhi mëngjesi, nata u lodh
Nuk po bindet vargu fare
Shpesh herë inatoset kot
Ndodh edhe kështu me vargun dhe poetin
Herë duhen, herë zemërojnë njëri-tjetrin
A.TREBICKA 30.05.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.