Ti ishe ëndrra ime e çdo nate
Ti ishe ëndërrimi im i çdo dite
Në krahët e mallit përqafuar të dy
Në pritjen e viteve s’shihemi në sy
Doja të të nxirrja prej ëndrrës…
Se mjaft u fshehëm ne… aty
Në cep të syrit rri fshehur vështrimi
Sa mirë të mos ishim njohur ne të dy
Si mund të arratisesh prej dhimbjes
Kur kujtimet të ndjekin nga pas?!
Copra jete kanë ngelur shtigjesh
Stola bosh kanë ngelur në park
Mbetën shumë fjalë të pathëna…
Dhe shumë të thëna…u thanë kot…
…VETËM ËNDËRRUAR!
Ti shpesh, o mik më thua,
se nuk i harron kurrë dashuritë
as edhe miqësitë
madje as shoqëritë
madje,madje …as njohjet
Dhe vazhdon e më thua :
Ti, je mrekullia ime e vonuar
Unë buzëqesh fare papritur
E shkruaj fjale krejt e hutuar
Endërrova për ty
Fjeta me ty
U zgjova me ty
Jam aty
Me ty
Të dy…
Të gjitha…vetëm ëndërruar!