16.5 C
Tiranë
E enjte, 19 Shtator 2024

Alqi Dede

RRUGA E MUNDIMSHME E NJE FAMILJE
Nuk i kishte vec se 15 vjet kur mori rruget e kurbetit per ne token e endrrave, ne Ameriken e larget si shume te tjere para tij. Eshte e cudicme ta mendosh se cfare ambicie kane pasur keta njerez per te ndermarre te tilla aventura ne vende kaqe te largeta?. Endrra…endrra per nje jete me te mire. Nuk gjendet ndonje dokument i shkruar se kur ka filluar emigrimi per ne Amerike nga fshati yne.Mund të jetë një imazh i 1 person Te pakten nga informacionet qe kemi ndoshta mbas viteve 1860-1870. Emigrimi ne keto ane ka qene i njohur qysh ne kohet e lashta dhe ka disa vale qe i permend historia neper vendet fqinje ku jane ngulur ne 80 e ca casale sic i quajne psh.ne Itali dhe permendet nga nje studiues me emer Primaldo Coco, pikerisht nje shekull me pare. Ai permend vitin 1199 por sigurisht jane dhe me te hershme. Eshte shume interesante ta mendosh qe dhe Pirua I Epirit ka pasur dhe ai nje ide, imagjinate e fantazi, nje enderr per te ndertuar nje ure qe te lidhte brinjet e Jonit…endrra …po ku I dihet sot me keto zhvillime te shkences e te teknollogjise se smund te behet realitet?…Per te mos fole pastaj ne drejtim te Greqise fqinje qe ka qene me e lehte. Gjendja e mjeruar, varferia I ka detyruar te marrin rruge te tilla te largeta. Sigurisht qe sejcili qe mori keto rruge te panjohura fillimisht ka pasur nje mbeshtetje. Por eshte fakt I njohur se ata lane mbrapa, familjet me femije, shtepi e mulqet qe kishin me shpres se do ktheheshin mbasi te kishin bere nje fare pasurie per nevojat e tyre. Djaloshi 15 vjecar qe fola pak me lart ishte Dhimiter Pilo ( Mit Pilo sic I quajme ne rendom) Ai u nis ne ato dite te ftohta te dimrit ne nje udhetim qe do te vazhdonte nje muaj e ndoshta me shume kur flasim per mjetet e asaj kohe. Mit Pilua ka qene femija me I vogel nga te 5 qe kishte Pilo Milua I cili ish martuar me Shine Gjikestraten. Ata prune ne jete 3 djem dhe 2 vajza. Llambro Pilua qe u martua me Qirane Zoten dhe bon 2 femije Shinen dhe Pilon, Petrua me Dhokshi Noten qe paten 3 vajza Pacon, Rozhon dhe Fenen ndersa i fundit Miti qe do tu flas me poshte; Kalopia u martua me Milo Varfin qe kam shkruar gjere e gjate ne nje shkrim tjeter dhe Mare Pilia qe ish martuar me Sokrat Barrushin te cilet jane nga te paret e kesaj familje por ndoshta dhe nga fshati qe kishin emigruar ne Amerike dhe terhoqen me pas gjithe keta te tjeret. Edhe Llambrua qe emigroi fillimisht ne France ne rrethinat e Lionit ne mos gaboj e mori e motra ne Amerike dhe i fundit ju bashkua Miti me 1920. E gjithe kjo vllazeri qe banonin ne te njejten shtepi, me perjashtim te vajzave qe iken me burrat e tyre, eshte emertuar, pilomilaj nga emri i babait te tyre dhe natyrisht te gjithe femijet moren per mbiemer emrin e tij. E kemi dhe perseritur shume here kete praktike qe eshte perdorur gjeresisht ne Vuno. Familja e Pilo Milos ishte e varfer sic ishte pergjithesisht fshati dhe fukaralleku e detyroi te merrte rruget e kurbetit .Punoi ne minierat e Llavrios me mundime e sakrifica te medha deri sa gjeti dhe vdekjen me vone ,ne moshe te re, 45 vjecare. I engri kurbeti thoshin por dhe ajo pune sfilitese qe bente si shume shoke te tjere qe vajten e su kthyen me. Barba Miti nuk arriti ta njohe te jatin se ishte akoma ne barkun e nenes. Halle Shines i rane gjithe hallet mbi supe qe nga kalamajte e shumte qe duheshin rritur u detyrua te punonte nate e dite. Naten vinte ne Jal e shkarkonte karavet qe vinin ndersa diten punonte ne mulqet e saj ne fushe. Edhe kaqe pak sa ju tregova eshte e kuptushme se cfare varferie ka qene por dhe cfare mundimi duhej te perballonte. Po ishte grua e forte, kurajoze dhe ja doli…Ajo ndrroi jete ne fund te luftes ose ndoshta me clirimin e vendit qe nuk e kam shume te sakte. Mare Pilia, bashke me te shoqin ka qene nje grua e rralle, me zemer e shpirt te madh, e dashur qe vetem te mira beri per vllazerin e saj por dhe per te tjeret dhe ju gjend me dergesat qe bente me leke e me mallra te ndryshme qe ishin te nevojshme ne ato perjudha te veshtira ,me kriza e me luftra qe i shoqeruan. Barba Miti kur mori ato rruge i dha ca gjera me vete mema e midis te tjerash dhe nje kuverte per tu mbuluar se rruge e gjate ishte dhe bente ftohte. Po nena…nene eshte. Kur do ngjitej ne anije e pane dhe i thane ,po kete c’e ke? Per tu mbeshtjelle, nga te ftohtit u tha .Ku e dinte ai si ishin vaporet e asaj kohe. Ja moren. “Dhe kete ma moren? ” tha. Kur vate ne Amerike te e motra e pa nje dite te varur ne ballkon. Ua kishin dhene bashke me bagazhin qe kishte. Fillimisht ata qendruan me te motren dhe me vone moren nje shtepi afer saj. Te gjithe filluan pune dhe barba Miti bashke me ta; punuan ne nje fabrike tekstili atje ne Hampshire qe ishin. Mbas shume vitesh para 1938 mbasi kishin bere dhe nje fare pasurie , iken dhe u vendosen ne Washington dhe hapen nje lokal dhe punonin gjithe vllezerit bashke. E administronin dhe punonin per vete se kishin dhe familjet per te mbajtur. Atij i mungoi dashuria prinderore ne nje moshe delikate sic ishte adoleshenca por jo ajo vllazerore. U rrit dhe u formua ne nje bote tjeter me nje mentalitet te ri e koncepte te reja nga ato qe kish lene pas. Dhe eshte i gjithe ky brez qe emigruan qe i prune keto mendesi e praktika dhe ne fshatin e tyre. Ata i terhiqte ajo qe kishin lene pas, vendlindjen dhe prinderit e familjet e tyre e ndoshta dhe pse venin e vinin me radhe meraku si linte qe nje dite te bashkoheshin te tere bashke. Ai u kthye per here te pare, ne vitin 1932 dhe moshen e kishte per martese. U martua me Lilo Koken qe kish lindur me 1914 dmth. 18 vjecare ishte. Ndenji ate vit dhe me 1933 u largua. Ajo mbeti shtatzane dhe erdhi ne jete Vira qe i mungoi babai ne ato vitet e para te jetes. U takuan per here te pare me 1938 kur ajo ishte 5 vjece dhe vane e priten ne Vlore. Ishte dhe Dhokshia dhe te tjerat. “Hera e pare qe e pashe babain, kujton e bija Vira, shtatlarte, veshur bukur, me floke te ndara anash, me kollaro i cili kur me pa me mori ne krah dhe me puthi e me perqafoi me mall. Ishin caste emocionuse dhe nuk i shqitesha. Me kishte munguar shume” Ndenjen te Arqile Vjerua se kish nje lokal atere ne Vlore. U kthye ne Vuno por fati nuk qe me te se filluan luftrat pastaj. Ai kishte ardhur me qellimin e mire qe te merrte dhe familjet ne Amerike. Me 1939, vendi u pushtua nga Italia fashiste po smjaftoi kjo po sulmoi dhe Greqine me 1940 qe u terhoqen dhe fronti u vendos ne Skutara dhe vazhdonte deri ne thellesi. Vunjotesit vuajten pasojat se iken refugjate dhe pilomilajt u strehuan ne Tirane. Shtepia si gjithe fshati u shkretua e shkaterrua e u plackit nga ushtaret italiane. Mall e gje qe kishte sjelle dhe nga Amerika i kishin marre. Skishin lene er se gjeri. Shtepia meqe ishte afer xhadese e kishin bere guzhine per ushtrine.U kthyen me vone dhe e filluan cdo gje nga e para. Ne ato vite lindi nga nje femije cdo vit por te tera vajza dhe i fundit kuptohet qe erdhi djali i shumepritur, gezimi i shtepise sipas tradites e zakonit. Ka qene viti 1951.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë Pese vajza dhe nje djale,Elvira, Eftihia, Aferdita, Liria, Katina dhe djali, Kristofori. Filloi lufta Ncl-cl dhe e mbeshteten e perkrahen dhe e ndihmuan me ato mundesi qe kishin. Shtepia e tyre nuk u be strehe se ishte shume e ekspozuar dhe afer xhadese. Zahua i vllai i halle Lilos udhehoqi levizjen ne breg. Kane qene vite te veshtira . Kur hodhen ndihma aleatet barba Mitin e moren perkthyes meqe dinte anglisht dhe me porosi te Zahos. Punonin se donin te hanin, kishin femije per te rritur po dhe shume gjera mungonin. “Edhe mbas clirimit qe plasi zia e bukes, detyroheshin e mirrnin malit perpjete deri ne Vranisht e ktheheshin ngarkuar me miell misri, fasule etj. qe shkonte deri 50-60 qillo thesi ne ate terren te thyer malor me thote Vira qe vejem deri ne xgafe bashke me motren tende qe te prisnim memat qe vinin ngarkuar. Ishim te vogla atere”. Halle Lilua e bente cdo jave ate rruge se ishin shume. Barba Miti i rregulloi shtepite dhe nje dyqan qe donte te bente aty perpara po pastaj i dogjen gjermanet me 1944. Ne ate qershor 1944 halle Lilua si mjaftuan vuajtjet e mundimet e shumta por i vrane gjermanet dhe vllain, Zaho Koken ne lulen e rinise se i jati Andoni kish vdekur me heret. Kish rene brenda ne kaminen e gelqeres dhe vuajti shume deri sa iku. E helmuan dhe hidheruan shume. Te gjithe ata vllezer pesuan nje fat tragjik. Kosta mbeti I vdekur nga nje qipariz qe e zuri nen vete, 33vjecar, Fania u vra me dinamit ne moshen 34 vjecare. E shkreta meme Takia, iku nga kjo bote me zemer te thyer e te vrare ne fund te viteve 1950. Kur e dogjen fshatin gjermanet, u ngrene e vane ne Dhermi dhe kur u kthyen cdo gje ishte e djegur. Ndenjen ne protaj deri sa ata te rindertimit e rregulluan sa per tu futur brenda. Barba Miti kur mbaroi lufta meqenese kishte pasaporte amerikane i thane qe edhe mund te ikesh por familjen nuk e merr dot dhe mbeti perfundimisht ne Shqiperi. Me vone meqe ishte specialist per tekstile i ofruan te punonte ne kombinat por nuk pranoi.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë Mbas clirimit, vendi ishte i djeguar e i shkaterruar, varferi e madhe por dhe zia e bukes. Foria me kujton kur i tregonte i jati se gjate asaj perjudhe mema u bente lakra perdite nga fukaralleku se dhe vaj nuk kishte por le qe ato donin tu hidhje vaj shume. “Me shume jam trembur nga lakrat se sa nga gjermani me thosh”. Ata punonin ne mulqet e tyre por ju gjenden ne ate kohe vllezerit e Teo Bollanos nga Himara qe ish arratisur ne Amerike . Teo kishte miqesi me vllezerit e tij. I ndihmuan me leke dhe ushqime e placka qe me vone i shlyen detyrimet qe kishin. Barba Miti u be mbeshtetje per familjet e vllazerise. Te gjithe shkuan ne harmoni dhe nuk prishen fjale me njeri tjetrin gjersa femijet u martuan e krijuan familjet e tyre. Po dhe ndihma e Llambros dhe Petros nuk i mungoi. Halle Lilua ka qene shume e bukur ne rini te saj dhe i ngjante shume te jemes. Ishte grua puntore si ajo dhe i rriti femijet me mundim te madh po te mendosh kushtet qe kane qene ne ato kohe. Me femije te vegjel, ne fushe e ne mal, per uje e per shkarpa, per te bere buke e per te lare rroba ne lume dhe per cdo gjo tjeter qe e duaj shtepia ajo i perballoi pa ju ndjere zeri. E thjeshte, e pa fjale, puntore ,zemermire dhe e qeshur e me humor gjithmone. ” Ajo ishte nje grua e rralle me thote Eftihia, me jeten qe beri dhe veshtiresite qe kaloi nuk e degjova nje here qe te ankohej”. Nga nje here rri e mendoj se nga e kane gjetur kete force keto gra heroike per ta perballuar jeten me kaqe veshtiresi te panumurta dhe per me shume pa u lodhur ndonjehere?. Ne emer te jetes, te familjes e te femijve…Ajo grua, miresi dinte te jepte dhe ashtu e beri jeten me nder e respekt te merituar. Nje here kur vajtem ne vuno me tregojne Foria me Vasiliken ajo na thote : “Dua te te them dicka por me vjen rende te ta them. Kujt i ngjan Krisela? (vajza e tyre) -Une i thashe qe te ngjan ty dhe asaj i shkelqyen syte. -Keshtu kam qene une kur kam qene e re si Krisela. Eshte toidhjo si une”. Mbresa nga te shumtat qe kane pasur… Mit Pilua me te shoqen ju be mbeshtetje dhe ndihme dhe familjeve te vellezerve te tij dhe i ndane bashke cdo gje qe kishin me ta. Me kujtohen kur isha i vogel halle Qiranen me te bijen, Shinen se i kishin mulqet ngjitur me tonat. Une mbaroja mesimin dhe veja ne Kurvuli. Ato punonin e mblidhnin ullinj dhe benin nga nje cike muhabet me time meme pa u projtur fare …Sa gra te mira kane qene. Po dhe ata iken me vone. Ndare familja me dysh.Mund të jetë një imazh bardhezi i 2 persona, fëmijë dhe njerëz në këmbë Barba Miti punoi ne bujqesi dhe me vone ne kooperative. Mendoni tani qe nje djale i ardhur nga Amerika qe kish punuar 20 vjet atje te kthehet dhe te punoje ne bujqesi. …Keshtu ishte fati i tij. Edhe ndihmat qe u vinin nga Amerika, ndonje pako e lek ne vitet 1960 e ca ne saje te nje nisjative qe u mor nga Pogoni me duket , e mbeshteten te gjithe. Iku dhe nje mundesi qe kishin… Ne ato vite mbanin dhe nja dy manare, marika qe u thoshin per ndonje cerre qumesht. Vin e i shpij e i bij ne lagesire. Atje vin dhe Petro Varfi me bageti e ato dhite u ngaterruan e coc bene ndonje zarar dhe barba Petrua i kthehet barba Mitit duke i thene: ” Ike mjera amerikan ….e ca llefe te tjera…dhe ky ju pergjegj : Me shave rende me keto qe me the…” Ai kishte humor te kendshem. Ne vitet 1960 e ca erdhi ne Tirane, Pilua, i biri i Llambros . Pilua kish bere sherbimin ushtarak ne nje nga bazat e Natos ne Itali dhe prej andej u dergonte ndonje pako. Duan te thone qe u be pilot ne forcat ajrore amerikane me grade kolonel sipas deshmive qe me ka dhene i ndjeri Polikron Koco. Eshte nje ngjarje qe u fol shume ne ato vite dhe ka ca gjera kontradiktore por ky burim i brendshem me duket se eshte me i besueshem. Vajti dhe barba Miti per ta takuar. U cmallen se kishin kaqe vite pa u pare aqe me shume e jema Qirana qe se kish pare prej 30 vjetesh sebashku me te motren Shinen qe ishte martuar me Petro Kasnecin dhe banonin te Flora atere. Pak dite ndenji barba Miti se u nis poshte ne fshat per tu pergatitur se do vinte ti gjente.Por mbas nje jave ndodhi dicka e papritur qe i prishi gjithe planet. Ate e lajmeruan urgjentisht te largohej nga vendi si i padeshiruar brenda 24 oreve sipas nje urdheri te zv/ kryeministrit B. Balluku. U cilesua agjent qe jane fjale qe qarkullonin shpesh ne ato vite. Klearko Koco me thote se spas zakonit, vajtem e gjetem dhe ne me Pilo Llagurin kur isha duke vazhduar akademine atere. Ndenjem ndonje gjysem ore me te. Kur ndodhi kjo me erdhi Vira te akademia dhe me thote keshtu e keshtu. E preme ate rruge po ne mbledhje te organizates informova. Shtepia atje te Flora ishte e rrethuar me agjente te sigurimit sikur kish ndodhur ndonje hata e madhe”. Pilua iku po pasojat i vuajten te afermit mbrapa…Halle Qirana kur e mori vesh tha: ” Kush ka vene dore mbi djalin tim, e pagofte nga qeveria”. Dhe vertet e paguan se kusherinj te tij ishin qe kishin dhene ate informacion. Perfunduan keq per te keqiat qe kishin bere. “Kur erdhem ne Amerike me thote Vira, nuk e gjetem te shkretin Pilo. Kish vdekur nga nje atak kardhiak”. Te gjithe u bashkuan por pa vllezerit e tyre qe e kishin nisur ate rruge me mundime te medha dhe kaluan gjitheato peripecira te ndare ne dy kontinente te ndryshme. U ndane burrat me grate, prinderit me femije. Keshtu u shkoi jeta, pasoja te nje politike absurde qe i kerkonte armiqte dhe atje ku nuk ishin…Paradokse…U merziten te tere por vazhduan punen. Barba Miti provoi dhe kolektivizimin e kush e di se cmendonte me ato qe beheshin deri sa ndrroi jete aksidentalisht ne Vlore te e bija, Aferdita me 1979, ne moshen 74 vjecare. Ai kuptohet qe ishte antikomunist se ishte formuar nga botkuptimi ne nje vend te zhvilluar. Halle Lilua rrojti dhe ca vite me vone dhe ndrroi jete me 1994, ne moshen 80 vjecare duke lene mbrapa nje jete te trazuar e me vuajtje te shumta por e gezuar per femijet dhe niper e mbesa te shumte.
30 Janar 2022.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.