“””””””””””””””””””
Ç mund te jesh ?…
Ç mund te jesh ,kur shkon e vjen si ere
Porsi fllad i lehte i pergjumur
Pamjen se tregon asnjehere
Nese rri ne xhep do te kesh humbur !
Ç mund te jesh ti mendje kokekrisur
Qe s more keshilla asnjehere
Mund te quhesh enderr e braktisur
Vjen mengjesi fshihesh menjehere !
Ç mund te jesh kur je qenie e padukshme
Smund t jesh as emocion as ndjenje
Mund te jesh mendim me medyshje
Qe s flet dot me ze as qarte as prere !
Ç mund te jesh kur prish gjumin e botes
Klith e lebetitur shpirt humnere
Kthehu menjeher nga je nisur
Nuk i dua gjerat …kur skane vlere !
Çmund t jesh ti pa figure e ze
Une mund te t emertoj …Asgje !
Anna . L. O
Shtator 2021
“””””””””””””””””
Zbrazeti …
Ndihem si nje gote qe nuk ngjan e bukur
Permbi tryeze vakti shume here e permbysur
Nuk eshte krahasim ,se shoh kurre keshtu
Eshte me gjysem shpirti, s behet fjale per tru !
Nje pjese e pandare ne festa e gezime
Gota sa nje bote , uje dhe burime !
Ska te krahasuar kurre ndonje here
Kur e flakeron dhe e mbush me vere !
Ktheja krahun gotes permbys te mos rri
Mbushe gjer ne krye vec me lumturi
Goten beje zemer quaje njeri
Mos te shkruhet kurre fjala ZBRAZETI !
Anna . L. O
Shtator 2021