9.5 C
Tiranë
E premte, 31 Janar 2025

Arberi Demaci

Ne shej proteste per te gjitha grate qe u vrane

Grua te vrane

grua te perdhunuan

grua te dhunuan

grua te ngulfaten

grua te varen

grua te shan,

te vrane dhe

te vetevrane,

grua vetem

se je grua!

“””””””””””

Grua te vrame,

ne diten qe u linde

se ishe cike e jo djale,

grua te vrame,

diten qe te martuam te vume

nje shami te kuqe ne koke

me burrin plake kunore te bem,

Grua te vrame,

prape ate dite kur per te katerten here

solle ne jete perseri nje cike

e jo djale trashegimtar,

grua cdo dite te vrasim

cdo dite lakun ne fyte ta vem

e ti cdo dite rilinde nga hiri yt

si zogu feniks per ndertu

nje bote me te mire!

“””””””””””””””””””””

Cdo nate me vije

ne andrra kuq e zi

me mbuloje, e une

doja te te shihja

te prekja me arome

atdheu mallin ta shuaja.

Eh, kohe te liga ishin

nje gjysem shekulli

ne mes e kishim…

Por ti sot me prite,

prite dhe Qamerine

Ulqinin e Shkupin

Presheven dhe tere

shqiptarine te gjithe

festuam kuq e zi

kenduam!

“””””””””””

Ne diten boterore, te drejtve te femijeve!

Ne syte e nje femije

fshihet nje bote e tane

nje bote reale

nje bote pa naze

Ne syte e nje femije

jeta ka dimension tjeter

pa interes,

ashtu si duhet te jete!

Ne syte e nje femije

fshihet thelle nje e vertet

dashuri pa hile

dashuri e sinqerte!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.