20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Barije Karabollaj

Ju që vdekjen nuk e njihini, a e besoni se vdekja po na buzëqesh.
Unë po, e besoj se e kam parë shumë herë vdekjen në sy… por asnjëherë nuk u tremba, po buzëqesha bashkë me të.
Ndaj, mos kini frikë nga buzëqeshja e vdekjes qe vjen pa lejen e Zotit, por luftoni bashkë me të deri në fitoren tuaj.
Asnje grusht i fort, nuk është më i fortë se i madhi Zot.L'immagine può contenere: Barije Artan, spazio al chiuso
| Barije Karabollaj |

Me këtë shkrim sot shumë nga j’u do më marrin inat, ose do më mbajnë nëpër gojë, por s’ka problem edhe karamelja mbahet në gojë.

L'immagine può contenere: 1 persona, occhiali e spazio al chiuso

Një mikja ime më uron, gëzuar muajin e Ramazanit.
Muajin e sakrifices, muaji i ripërtëritjes shpirtërore.
Të uroj një agjerim të lehtë.
Zoti u’a pranoftë.
Dua t’i them kësaj mikes dhe gjithë atyre që më urojnë gëzuar Ramazanin.
Në radhë të parë j’u falënderoj të gjithëve.
E dyta: unë nuk kam agjeruar ndonjëherë, dhe nuk kam për të agjeruar kurrë.
Dhe arsyen do u’a ‘tregoj…
Kur isha e vogël ngrihesha shpejtë në mëngjes, dhe mendjen e kisha të haja ndonjë gjë.. kam qen shum hamse e vogel.
Nëna më thoshte; pse ha si shejtani, që në 5 të mëngjesit.
Thuaj njëherë e thuaj dy herë, e preva ate ves.
Nuk mbaj mend sa vjet kam që nuk ha më mëngjes, përveç një filxhan kafe me qumësht dhe atë tani në këtë moshë e dua me nge.
Por ajo qe dua tju them, Më çudisin këto shprehje; muaji i sakrifices, muaji i ripërtëritjes shpirtërore etj.
A jeni në terezi o njerëz.
A kini sy a e shikoni jetën tuaj, që çdo ditë është sakrificë, dhe jo vetëm në ditët e sotme.
Po kështu ka qenë dhe kështu do jetë, për njeriun çdo dite muaji… e gjithë ” Jeta ” do jetë sakrificë.
Ripërtëritjes shpirtërore…
Çdo të thotë kjo ? kush më jep një përgjigje.
Sipas jush shpirti jonë vetem në muajin e Ramazanit ripërtëritet dhe për çfarë, që të jemi të mirë, t’i falemi Zotit të ngrihemi si lugati të hamë bukë natën.
Po kur mbaron ky muaj, që sipas jush është muaj i bekuar dhe NE për një muaj bëhemi engjëll, gjë që unë këtë nuk e besoj kurrë.
Dhe për muajt e tjerë çfarë jemi, nuk e di se ndonjë më jep pak dije… unë e dëgjoj me shumë kënaqësi.
Por mua o njerëz, të gjitha ditët janë ditët e perëndisë. Njeriu mirë, me besim te Zoti të gjitha ditët janë Ramazan. Më vjen keq vetëm për një gjë…
Mos u habisni, nuk më vjen keq për ju që u’a kanë shpërlarë trutë, dikujt hoxha e dikujt prifti.
Më vjen keq për Zotin… për mundin dhe sakrificën e tij që nuk ja doli dot të krijonte njeriun e vërtetë ” Njeri “.
Është fatkeqësi për natyrën, për qiell e tokë, që brenda tyre jetojnë vetëm mostra.
E di, që do më shani.
Dikush do thotë; sëmurë është, por goja si mbyllet. Dhe vërtetë sëmurë jam, goja s’më mbyllet, dhe nuk do e mbyll kurrë për të vërtetën.
Por një gjë të dini, se unë nuk kam frikë t’ja them edhe Zotit kur të shkoj.
Se ti Zoti im nuk ke bërë njeriun e vërtetë, por mostra, që po hanë njëri-tjetrin
Me fallcifitetin, gënjeshtrat dhe mashtrimet që po i’bëjnë njeri-tjetrit.
| Barije Karabollaj |

Asnjëherë nuk i kam pas frikë burgjet e skizofrenit shqiptarë dhe të kriminelëve të tij.

Po ajo që më mposhte, ishte dhimbja dhe lotët e nënës.L'immagine può contenere: Barije Artan, persona seduta, occhiali e spazio al chiuso

Tani që jam e sëmurë as sëmundja, nuk më tremb.
Më dhimbsen lotët e çupës dhe të djalit, se e di dhembsurinë e tyre për mua.
Po ajo që më tremb vërtetë, është bota.
Jeni ju njerëzia në mbarë globin, se me çdo kusht e me çdo çmim duan t’ju vrasin.
Dhe me të drejtë NE… duar e sy i kemi drejtuar nga qielli.
Edhe kjo, është akoma ajo që më tremb më shumë, se akoma nuk e kini kuptuar që Zoti është në qiellin e shpirtit tonë… në forcën tonë, në dashurinë tonë për njëri-tjetrin.
Zoti është atje, ku ne rrëzohemi apo ku na rrëzojnë.
Energjia, forca e tij na shtyn të ngrihemi.
Ndaj o bota NJERI mos kërko Zot në xhami, në kishë, në ramazan dhë në pashkë.
Po ngrihu…
Ndërgjegjësohu, pastroni shpirtin nga ligesirat.
Atëherë do e kuptoni, që Zoti është brenda jush.
Të jeni të bindur, se nuk do ketë virus e grushtë të fortë që t’ju mposhtë.
Të gjithë e dimë, që jeta jetohet vetëm njëherë, por nuk i dini kuptimin e saj.
Kuptimi saj është ” Liria ” dhe bindja e të jetuarit me Zotin në shpirtë.
| Barije Karabollaj |
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.