Ç’po ndodh valle????
Nuk ka më yje të ndrisin ferrin.
Dhe hëna diku qëndron e fshehur
Shpirtrat brënda tyre bluajnë vrerin
Duke u endur ashtu kot si te dehur
Gjithshka hesht e mbytur nga marrezia
Dhe njëri tjetrin ne larg e mbajmë
Në strehën e vetmisë vritet dashuria
Dhe në mes të heshtjes dimë vetëm të qajmë
Përse vallë nuk ndihen të “ te fortët ? “
Ata që botën duan të komandojnë
Kur popujt vuajnē mbytur nga lotët.
Mëkatare, që fai një jetë do ti dënojë!!!!!’