28.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Dava Gjoka

“MOLLË E NDALUAR “!!!Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
Sa herë shkoj këtu në treg
Për të blerë fruta ,perime
Them me vete ah medet !
Çfar të marr ?! ,krejt janë me hile !!!
Mollë e bukur jashtë e brenda !
Më mbeti syri atje tek ti !
Të t’kafshoj ma paska ëndja
A mos vallë krimbi t’ka hy ?!
Më është gjetur tash “dermani “
Nuk jam më unë si dikur
“Frikë mos keni kur t’më hani “!
E krimbur brenda s’do t’jem kurrë !
“Jam e bukur jashtë e brenda “
Po thotë molla e “krekosur “
Kur për mua të t’rrahë zemra
Bëj kujdes , se jam helmosur !!!
Dava Gjoka ,Lleshaj ,Tiranë 3 Shtator 2019
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
MJEKUT KARDIOLOG !
Një ditë vajta për kontroll shëndeti
Ashtu siç shkon çdo njeri
Dikush me bluzë të bardhë përshëndeti
E quanin Themistokli !
Shumë njerëz prisnin aty në radhë
Tek mjeku për tu vizituar
Ti je doktori që t’shëron dhe me fjalë
I tha dikush duke e uruar !
Pranë meje ulur në radhë
Qëndronin dhe dy të moshuar
Më thoni ,tha mjeku, pse keni ardhë ?
Apo dhe ju për tu vizituar !
S’kam ardhur për vete
U përgjigj njëri i moshuar
Unë tetëdhjetë e tetë ja mora kësaj jete
Erdha me shokun që nëntëdhjetën ka plotësuar !
Dhe qeshi mjeku me bluzë të bardhë
Duke dhuruar shumë dashuri
Më thuaj zotëri, përse ke ardhë ?!
Tha m’duket se zemra s’më rreh me ritmi !
Dua doktor, zemrën ta shëroj
I tha mjekut ky i moshuar
“Në banesën e fundit vetë të shkoj “
“Me këmbët e mija duke vrapuar ” !
Mirënjohje e respekt për çdo bluzë të bardhë
Para se t’jesh mjek ,dhuro mirësi
S’ka ilaç më t’mirë se e ëmbla fjalë
Kështu i priste t’sëmurët mjeku Themistokli !
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 2 Tetor 2020
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
COPËZ JETE
Më pëlqen të shkoj në dasëm
Ta hedh vallen ashtu siç di
T’largohem nga hallet për pak çaste
Eh,jeta s’është dasëm gjithnji
N’dasëm bukur m’duket jeta
Vetëm qeshim e vallzojmë
Për pak çaste nga e vërteta
Mendjen tonë ne e largojmë
Mirë a keq ,çohem kërcej
E hedh vallen ashtu siç di
Se këto ditë më nuk i gjej
Ah,t’ishte jeta kështu gjithnji
Sapo dasma ka mbaruar
E kaluam për bukuri
Çiftin t’gjithë e kanë uruar
Dasma paçim në çdo shtëpi
Dava Gjoka(Lleshaj)
Tiranë 2 tetor 2018
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.