30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Donika Cela

Miqëve për interes….

Miq të dashur të poezisë-interes;
Hapni veshët e merrni vesh;
Unë nuk jam në fb as të blej e as të shes,
Prandaj s’mundem t’iu blej libra me thes!
Bëni mend mirë,kur libra të botoni!
Se libri nuk është mish që shitet me kile;
Prandaj në mesanzher mos na shurdhoni!
Jeta është bërë e vështirë dhe katile;
Ndaj me hallin e librave që s’iu shiten, mos na ngatërroni!
Unë librin jo se nuk e vlerësoj…e çmoj!
Por mirë ka thënë Artist Adem Kicaj:
“Sot ka më shumë vargje se poet”!
“Ju bëftë dërman xhamia apo kisha”!

“””””””””””””””””””””””””

Juve….
Juve që ndodheni pas ekranit,
Juve që më kërkoni miqësi;
Ju jap dorën,por s’lejoj t’më merret
krahu!
Çdo mik le të mbajë vëndin e tij!

Tek unë nuk ka cërr-cërr telefoni!

As mesanzheri nuk funksionon për dashuri;

Ju lutem drejtë më kuptoni!

Nuk jam për lidhje me asnjeri!

Dyert e zemrës i kam të mbyllura me dry.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.