13.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shtator 2024

Drita Haxhillari

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Vrasja e pafajësisë

Pafajësia gaboj,
në valë pasioni u zhyt,
pafajësia përfundoj,
në oqean mëkati u mbyt.
Pafajësia u zhduk,
la gjurmë enigmatike,
pafajësia u duk,
në imazhin e asaj dite.
Pafajësia u mbyll,
në dërrasa të varrit,
pafajësia u zverdh dyll,
u qëllua në mes të ballit.
Pafajësia shkoi te Zoti,
kishte një shenjë në dorë,
pafajësia notoj tek loti,
atë moment,atë orë.
Pafajësia u tret,
thërrimet la tek ty,
pafajësia la amanet,
mos më mbyllni sy !
Pafajësia shkroi,
kronologji pendimi,
pafajësia këndoj,
baladë vajtimi.

® Drita Haxhillari.

Autorësia mbrohet me ligj.

14/03/2023

Gëzuar ditën e Verës !

Kur shkrin dimri,

kur ngroh buzëqeshja,

zemra jonë shkarkohet nga një barrë,

shijon qetësi dhe lumturi të ëmbël.

Dita e Verës,ka një shije poetike të hollë e të rrallë-shkruan Konica.

Bekime o miq dhe paçim një Verë të gëzuar !

Ju dua dhe ju kam xhan !

“””””””””””””””””””””””

Mbulesë zjarrmie,
nën të,ritmim i afshtë,
përkëdheli e mëndafshtë.
Dorë ledhatare,
nëpër flokë të arta,
në iso puthjesh të zjarrta.
Trup mpleksur,
shikim sy më sy,
kokolepsur të dy.
Hëna dëshmitare,
dehur në marrëzi,
ndjesi…lozonjare,
thënë troç,çmënduri.

® Drita Haxhillari.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.