14.5 C
Tiranë
E hënë, 31 Mars 2025

Eljaz Salja

Rroga bazë 1500 Euro…!?  ELJAZ   SALJAMund të jetë një imazh bardhezi i 1 person

Ky ishte një premtim i ” liderit historik” zotni Sali Berisha,sipas portaleve në FB.

Disa e përgëzonin për këtë inisiativë kaq të guximëshme,që do mundësonte këthimin e emigrantëve; disa i turreshin: po ku do t’i marrësh lekët,o i zi?; disa e pyesnin: po pse s’e realizove,kur ishe në pope?; disa i thonin: fjalët tuaja si p* rdhët e gomarit,ç’ka thue sot,s’e thua nesër.

Duke lexuar këto portale pa bukë,seç më erdhi në mendje një batutë( barcoletë) e rinisë.( Në parantezë do i them rinisë se,përveç të tjerave,batutat ishin bazë argëtimi)

Në linjat urbane të qyteteve të mëdha,edhe pse qarkullonin pa orar,kishte dyndje të mëdha,sidomos në fillimin dhe mbarimin e orareve të punës.Aq shumë kishte dyndësi,sa shpesh të rrinin këmbët në havà,pa prekë në dysheme.

I rastisë një vajze një djalë nga mbrapa,i cili shfrytëzon dhe rastin dhe po e bezdiste.Vajza,ashtu duke u shtrydhur,gjeti mundësinë të këthejë koken mbrapa dhe e pyeti djalin:

– Të lutem ç’ke aty poshtë,se po më trazon.

-Djali,gjithë qejf,që vajza po reagon,i thotë: KAM RROGEN.

Në stacionin e parë vajza duke zbritur, i këthehet djalit: Kujdes me atë rrogen se po të rritet shumë e po çartë dynianë.

Kjo është rroga e zotni Berishës…!?

“””””””””””””””””””””””

R R Ë F E N J Ë
Nga SAADIU,poet pers i shek. Xlll.
Dijetari Galen pa një ditë një të krisur që kishte zënë për gryke një njeri të ditur dhe me fjalë të ndyra po e bënte helaq.Galeni,me të parë këtë gjë,tha:Sikur ky të ishte vërtetë njeri i ditur,nuk e shpinte punen deri këtu.
S’përleshen kurrë dy zotërinj me tru,
As dhe i meçmi me një mendjehu.
I krisuri në shan e flet bajat
I mençmi ëmbël zemren ia tulat.
Dy të urtë nuk këpusin një fill pè
Shkëmb n’u bë njeri,tjetri bëhet dhè.

Por në qëllofshin që të dy me brirë

Tërhiq,tërhiq,këpusin dhe zënxhirë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.