14.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shtator 2024

Fran Tanushi

Sa ká deti ujë e ranë,
Sa pikë voëse reshë prendvera,
Sa lshojnë rreze diell e hanë,
Sa kan bár fushat e blera,
Sa kan gjeth bjeshkë e kodrina,
Njaq të mira gzoftë Jerina!

::::::::::::::::::::::::::::::::

Lumja un ç’po shof me sye!
A Hyjneshë âsht a por Zañë?
Un’Hyjneshë kishe me thânë!

Nuk âsht Zânë,as âsht Hyjeneshë;
Veç se âsht Vashë lé në Shqypni,
T’cillen Lulet per Mbretneshë
E kan zgjedhë e vû m’seli:
Njomë si bryma mbí rudina.
E i thonë êmënit Jerina.

::::::::::::::::::::::::::

Deh! mos kjajë ,bre zogu i veres,
Per ket kòb qi t’paska rà.
Hec me nè n’ket stinë t’prendvers
S’kem me t’lanë na tý me kjà.

:::::::::::::::::::::::::::::::

RRJEDHËS SË LUMENJËVE

Në Repishtë ku burojnë Krojet
Nis haprimin vijë e ngushtë
Nën qafë Sukë lindin Prrojet
Në dy krah marrin për fushë

Ecin krahas po si binjak
Herë afrohën brijë për brijë
Mandej ikin pak më larg
Njëri tjetrit pa i mbajtë mëri

Dhe atëherë kur fryhet shtrati
Nga sasia e ujit që vjen
Çka se bartë dot Llugasi
E bartë më vete lumi Krenë

Vazhdojnë tutje hap pas hapit
Erenikut me i ra në gji
Atje n’jug të Fushës Jakut
Mbi Urë t‘Fshajt lidhën me Dri

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.