15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Gjelina Maçi Keçi

DIELLI I JETËS TIME
May be an image of 1 person, standing, bar dhe pemë
Perendia më fali më të bukurin yll .
Sa dhe hana ma ka zili .
Ty të ka nana dritë sysh .
I lutem të të bëkojë plot mirësi
Për ty do të zbrisja diellin ,
Që të kesh gjithmonë pranverë
Kaltërsia të prekë qiellin .
Dashuria në zemër të të bëjë folenë .
Je parajsa përmbi tokë
Më e çmuara dashuri
Nuk ka të dytë në botë
Të më falë më shumë lumturi
Me ty stinët janë ylber.
Ardhmëria ëndërrën ndrin.
Si ti s’gjendet tjetër asnjëherë.
Të më dhurojë mrekullinë .
Ti më je jeta e vërtetë .
Ditënatën ma zbukuron.
Zemrën ,rrugën ma bën det
Kur krahapur më përqafon .
Dielli yt më ngroh në jetë.
Frymë më jep ndaj dhe jetoj .
Sa të dua e din Zoti vetë .
Edhe 💯 o shpirt të dëshiroj.
Gjelina Maçi Keçi
“””””””””””””””””””

FEJA E SHQIPTARIiT ËSHTË SHQIPTARIA
May be an image of 1 person dhe tekst
Me fjalë zemre eca ndër kohëra historikisht
E gdhenda në shpirt gjuhën e bukur të nënës
Të vërtetën e deformuan, por s’e vranë fatmirësisht
Edhe sot për atdhe ajo rrjedh e pastër prej zemrës.
Në troje të mia 500 vjet turku më sundoi
Ma ndanë gjakun edhe tokën copa-copa
Më diktuan dhe çfarë të flas e të dëgjoj
Shkatërruan kisha e xhamia sa u çudit bota
Për vllaznimin tonë i treguam gjithë botës mbarë
Jemi popull nga më të lashtët në këtë tokë
Nuk na përçau asnjë fe se jemi e mbesim shqiptarë
Kemi një flamur, një farë dhe një zot.
Të gjitha keto i ruajta me fanatizëm në shkronja
Unë jam Pashka që me vllazën gëzoj Bajram
Jam Atë Fishta që i la në besim xhaminë hoxha
Amanet nga nëna kam të mos dua ata pa din e iman .
Kam shqipen në shkronja flamur larë me gjak
Sot valëvitet e lirë kudo në çdo cep të botës krenare
Si në dhimbje e si në festa flet shqip në çdo bajrak
Jam shqipja unike në botë, jam paqja në fe shqiptare.
Gjelina Maçi Keçi -Dt/13/5/ 2021 ‘/
“”””””””””””””””””””””

*Sikur bota Nene te ishte *May be an image of 1 person dhe standing
Që në kohërat e lashta
Interesi jetoi gjithkund
Ngado të shkosh, e të vesh
Veç te nëna ai humb.
Ah moj Nënë, zemërmadhe
Ti bekon gjithçka që prek
Si perëndi ti paske qenë
Jetë nga jeta jote jep.
Botën ti në duar mban
Me dashuri të përkushtuar
Shpirtin jep sa je gjallë
Qesh edhe kur zemra vuan.
Ndodh shpesh që vonë kuptohet
Atëherë kur syri më s’të sheh
Festave malli më shumë shtohet
Bosh ngel vendi që ti e le.
Sikur bota Nënë të ishte
Vuajtja Migjenin s-do rrëmbente
Skenderbeu ndryshe do vinte
As Nënë Tereza dhimbje s’ndjente
Parajsa ferrit vend s’do i linte
Të keqen në mirësi do e kthente…
-Gjelina Maçi Keçi-
Marrë nga libri-Jam Grua-( ripostim)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.