19.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Hyqmet B Hasko

E PRANOJ QË JAM KUSAR…
Për fjalën e keqe që mori dhenë,
S’bëhem merak, nuk ja kam ngenë.
Une kam vjedhur veç puthjet e tua,
Ndaj kusar mos më quani mua.
Ishe ti që më afrove buzën,
Isha unë që e ndeza muzën.
Puthje pas puthje, varg pas vargu,
Por për dreq s’na u hoq meraku.
Për pak ditë m’u largove,
Nuk di ku ike, nuk di ku shkove.
Mjaltin e shpirtit që ma le në buzë,
Nga zemra ime nuk u largua kurrë.
Midis shoqesh përhape një lajm,
Se unë për ty isha kusar,
E pranoj, i tillë ndoshta jam,
Për ato puthje që të dogjën zjarr.
Sa herë do të kem unë pranë
Puthjet do t’i vjedh si kusar,
Merak qenka dhe Kusaria,
Kur në shpirt hyn dashuria.
Unë veç zemra ditkam të vjedhë,
Buzët e tua ia rrëmbeva erës,
Lëkurën na e ngroh një pranverë,
Japim e marrim me rrahjet e zemrës.
H…@..B..H.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.