të jemi miq të mirë dhe vëllezër e motër.
RËNDËSIA E FJALËS
Kushtoi rëndësi fjalës, ka thënë i moçmi,
se fjala rëndon dhe shkatërron çdo gjë,
tek fjala e mençur mbahet i gjithë globi,
fjalët e lëshuara kuturu mbushin qiellin me re.
Fjala ka peshën e bukës, ka thënë njeriu,
të gjithë kemi një peshë që rëndojmë në tokë,
fjala e ngrohtë akujt e dimrave kudo shkriu,
nga fjalë mençuria ekuilibrin ruan kjo botë.
Rëndësia e fjalës së mençur kapërceu shekujt,
erdhi deri në ditët tona moderrne, e pa cënuar,
nuk u kalb, ashtu siç kalben trupat e vdekur,
sepse doli prej rrënjës nga fjalë e fisnikëruar.
Fisnikja u përcoll brenda dejeve të mençurisë
dhe u trasformua në shekuj, u kthye në vepër,
strategët e fjalës i dhanë kuptimin e filozofisë,
prej fjalës s’kërkuan ofiqe, por mbetën mbretër…
Rëndësia e fjalës ka peshën e të gjithë rruzullimit,
ka dritën e gjithësisë, peshën e çmuar të njerëzimit,
fjala e keqe ka peshën e një letre me nikotinë cigarje,
rëndësia e fjalës së mençur ka zemrën e maleve.