11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 5 Shkurt 2025

Kroaci/ Shqiptarët në Zarë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti

Publikoje Gj.Musa

Kroaci/ Shqiptarët në Zarë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Këshilli i Pakicës Shqiptare të Zarës është angazhuar për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kroacinë.

Këshilli u bëri thirrje të gjthë shqiptarëve të qytetit Zarës dhe të prefekturës Zarës që të tregojnë humanizmin dhe bujarinë e tyre duke dhënë ndihma në veshmbathje dhe ushqime për familjet e dëmtuara nga tërmeti i rëndë që goditi qytetin Petrinja.

Ky këshill ka marrë inisiativen e organizimit, grumbullimit dhe dërgimit të këtyre ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i rëndë që goditi këtë qytet.

Në një njoftim, Këshilli i Pakicës Shqiptare të Zarës, bëri të ditur se me datë 30 Dhjetor 2020, nga ora 14:00 deri në orën 20:00, një numër i konsiderueshëm mjetesh do të jenë të parkuar para Metro në qytetin e Zarës. Përfaqësues nga ky këshill dhe vullnetarë të tjerë do të jenë aty për t’i grumbulluar keto ndihma dhe dërguar në Petrinja.

“Ështe rasti që ne shqiptarët si gjithmonë në histori, ta shpalosim dhe një herë bujarinë tonë humane për njerëzit në nevojë”, shprehen përfaqësues të këshillit.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.