Ora 12:00 e të shtunës 25 prill 2020.
Dielli u shkëlqen njerëzve krenarinë dhe atë që di të bjë më mirë; unë/ ne po ngullim gozhda për përmirësimin e mobilimit të shtëpisë si asnjëherë prej ” futjes” me arrogancë të kësaj pandemie që bën xhibla sikur bie po me bisht godet fortë e bën viktima të panumërta kudo në botë.Ne do ja dalim të udhëhequr dhe nga shpirti me emocione të shumëllojshme si unë që disa orë të ditës dhe natës ja dedikojë pasionit që tashmë ma njihni..e që nxehtësisht dëshirojë t’ju kem të pranishëm në këtë.mund krijimi.Për kë më ndjek e dhe për kë me indiferentizëm ma shpërblen FALEMINDERIT
Për ju sot një rrëfim sa gazmor po dhe pjesërisht e vërtetë që dhëmbë.
Kush është më i zoti të lexojë shpirtin e njerëzve, pyesin shpesh si shkrimtarët po dhe psikiatrët.Psikiatri është për të dëgjuar, kuptuar e shëruar.Funksioni i shkrimtarit është ti japi dritë ekzistencës së njeriut.
Unë shtojë edhe fëmijët.
Sepse si shumë të tjerë të brezit tim e më të rinjë se unë njohim kushtet në të cilat u rritëm e gjithë kundërshtitë që më pas i sistemuam e i dham emrin e pakënaqësisë po dhe të emocionit të bardhë rinor e kemi nostalgji këtë ndjenjë që si ndahet njeriut në ç’do moshë. Ja psh:ua tju tregojë një pjesë të asaj që e kujtojë nga jeta shkollore. Po e nis me ç’ka mbajë mënd që kur isha e vogël fare.Në vegjëli fillojne te njihen prirjet e gjithësecilit prej nesh.C’donjëri prej nesh ka patur aftësin për diçka që e dallonte nga të tjerët. Unë nuk shquhesha për asgjë që kish të bënte me atë që më shumë lypej, me shkathtësinë në lojë me ato hilet fëminore po që të siguronin besimin dhe dëshirën e miqve për të të patur në skuadër. Unë pothuajse shkëlqeja vetëm me një cilësi. Duket paradoks.Heshtjen sepse më pëlqente leximi dhe e mbajë mënd librin tim të parë në vitin 1971:Shtëpia e merimangave.Isha vetëm 7 vjeç. E ndoshta prej kësaj dashurie të pakuptuar me leximin shkruaja hartime të bukura për moshën që kisha. E kujtojë akoma dhe sot kombinimin e frikës me triumfin e heshtur që ndieja brënda vetes kur fillova të besoja që moshatarët e mi më kishin zili përzier me ironinë e padjallëzuar po të thartë që në vegjëli dhëmbë jo pak. Për këtë cilësi të dukshme të shpërthimit të oratorisë kur duhej. Kjo në ndryshim me rritjen që ndieja të kundërtën d m th të asaj që nuk njihej mënyrë për t’më bërë të pushoja.
Gjithnjë më ka pëlqyer natyra llogjike e oratorisë. Pasioni për gjuhën e për fjalën më kish lindur pikërisht që atëhere e nuk më abandonon ende.Dhe në shkollë të mesme jam shquar në lëndët e oratorisë. Në shkencat e sakta jo. Kujtojë ndonjëherë kur prej detyrimit sepse isha nxënëse e dobët në ato lëndë.Më duhej të mësoja e ai synonte në mësimin e formulave për zgjidhjen e ekuacioneve.Se di as vet si ju futa brëndësisë së llogjikës së tyre, e e pata shumë të thjeshte të zgjidhja ato ekuacione sa po çuditesha me kë nuk arrinte dot.Po ata që nuk arrinin ishin aq të paktë. Më pëlqeu aq shumë ajo periudhë e shkurtër e dashurisë me lëndët ekzakte sa se di përse nuk ju qepa në trup. ishte një mrekulli.Po për mua atëhere ishte një peshë mbi shpinë po edhe një dorëzim, sepse budallallëku i moskokëçarjes peshonte më shumë. E dashuruar me atë moment më pëlqeu, më joshi sa mu duk sikur duhej më shumë vetevetja.Po kërkonte studim sistematik e unë…Unë isha e udhëhequr nga dashuria dhe dëshira për sistemimin e frazave.Aq e tërhequr nga kjo dëshirë sa prekja kufirin e vuajtjes në vetevete. Madje më kujtohet shume mirë kur në pushimin e madh që quhej atëhere , shëtisnim në oborrin e Harri Fullcit, e vetmja shkollë në Tiranë që ish qytezë më vete .Nuk i mungonte asnjë hapësirë si edukative , studimore po dhe për zbavitje. Ndërsa shëtisnim në grup nga tre o katër mike unë sa herë që kalonim përbri një grupi tjetër të një viti më të mëdhenj më pëlqente shumë një djalë. Thjesht nga fiziku dhe nga heshtja. Unë mezi prisja të më dëgjohej zëri kur kalonim përbri e bëja në mënd më parë ç’farë fraze të them që të tërheqë vëmëndjen e tij .Vazhdojë kjo torturë derisa ai mbarojë shkollën. Pak vite më pas e kisha mike të shoqen e tij e unë asnjëherë nuk isha e sigurt se ish ai apo jo, sepse nuk shijhja më asgjë të veçantë te ai. Të ndryshojë kështu gustoja dhe për çapkën. Po ishte vërtetë njeri i mirë dhe i thjeshtë e bujar.Qesh gjithnjë kur kujtojë atë vuajtje për të mbjellë fraza në ajër e asfalt.Nuk e kuptoja unë e re që modernizimi i gjuhës dhe stili i të folurit ish vetëm mentalitet e jo revolucion.
Revolucioni është ai që zhvillohet brënda vetes.
Shkolla e brezit tonë ishte plot kontradikta!
Nga njëra anë rigoroziteti dhe tërheqja e vëmëndjes për korrektësi,nga na tjetër ironia më shumë poshtërim nga moshatarët.Ndodhte sidomos nëpër shkolla kur mësuesit o tërhiqnin vëmëndjen dikujt shoqëruar me shikim më të rreptë se zëri , ose kur të nxirrnin përjashta e thoshin :- nesër mos u fut pa sjellë prindin. A ishin në terezi ato? Ne habiteshim dhe se bota jone ish në pak metra katrorë.Po nuk na ndihmonte frika që bartnim në vetevete , ankthi , turpi para shokëve. Për ta mbuluar na vinte në ndihmë instikti fëminor , qeshnim vet më shumë se ata që na tallnin.E di që gjithë kjo është e pabesueshme nga fëmijët e të rinjtë lindur në epokën e internetit.Bota jonë atyre do i ngjante si një makinë e telekomanduar.Po kishim dhe kënaqësi që na mbushnin mushkëritë me gaz e hare.Gjithashtu shkolla na afronte shumë cilësi që ishin të brujtura brënda nesh, po më pas u bën boshti i njohjeve dhe profesioneve tona.Edhe i karakterit. Sepse të nxitnin pasionin shprehur gjatë mësimdhënies, psh mësuesja kujdesej që kush ishte më i prirë në një lënde e angazhonte për më tej.Caku i të mëtejshmes ish i afërt , po ajo është epoka jonë ku ne e sidomos mësuesit tanë i kanë vënë vulën e ndershmërisë e të dedikimit komplet.Ne nuk e merrnim si fiksim të tyre edukatën që ata këmbëngulnin të na i nduknin për vlerat si ndershmëria e vërtetësia.Në të përfshihej dëshira e mirë e tyre dhe e familjeve.E me krenari sot them , ajo që bën ish larg ç’do banaliteti. Kur mbaronim orët e mësimit nuk shkonim tu fluturu në shtëpi e me krahët hapur drejt orëve të pasdites.Ato ishin orët e pritjes për të nesërmen, sepse në familje e në lagje ishte gati- tu kopaçja për më të voglën gjë.Nuk interesoheshim për çështjet sociale e politike.Nëse shihje një curril uji rrugëve të qytetit pa ditur përsenë të nesërmen ishte rikuperuar difekti.Mendonte shteti për gjithshka e ne atëherë këtë nuk e dinim e nuk e konsideronim poshtërim karshi autosufiçencës që zhvillon fantazinë.ne u rritëm aty të tillë ku edhe po të thyhej një pllakë në guzhinë mjafton të lajmëroje ndërrmarrjen komunale e vinin ta ndreqnin.
Ne kurrë nuk do e besonim që shqiptarët do ishin kaq të nxehtë për diskutime politike e mllefe dhe pa adresë e pa përgjegjësi.Ne ishim vetëm në kërkim të pandërprerë të përmirësimit si për brëndësinë po dhe për aparencën. Ne nuk vinim buzkuq . Ne nuk lyenim as vetulla as sy. Ne nuk vishnim çorape xhami.Ne vishnim përparëse të zezë si uniformë e jakë të bardhë krëk.Ne bënim garë për të lexuar e librat i kalonim dorë më dorë. Mbanim fletore me frazat e reja e të tingëllueshme në fletore të veçanta. Atëhere dëgjohej një sllogan i çuditshëm .Kush vjedh libra nuk mund ta quajmë hajdut sepse qënka i zgjuar që ka etje për të lexuar. Më kujtohet një shok i cili në vitin e fundit më erdhi dhe fqinjë në të njëjtën shkallë ku banoja , e e konsedirenon të gjith alabak. Sa i lig ish moj korbë. Për fat që e kisha fqinj se kishte zakonin që i prekte vajzat në autobuz nga të ndënjurat . e autobuzat nuk ndihmonin se shtypeshim si sardele nga problemet e pandërprera të trasportit. Atij mikut i dhash fshehurazi nga një prej vëllezërve librin Bel- Ami të Gi Dë Mopasanit. Nuk ma ktheu kurrë. Kur e takojë ndonjëherë, s’kam ç’i them. Më takon sa më sheh e kudo që të jetë dhe se u bë politikan* sot ka rënë squk*:Madje ca vite më parë unë me një mike ishim në tregun e madh të Tiranës e pranë këndit te farmacia 10 i them mikes :-dua se s’bën një kafe. Ish vapë e tmerrshme po unò jam teleqie kafeje në ç’do klimë.Mikja ime zgjodhi një kafene të mobiluar bukur. U futëm e donim të ngjiteshim në katin e dytë për më fresk. Na vuri duart përpara kamarieri duke na ndaluar. Përse?,e pyetëm ne.-Nuk mundeni se është një person që nuk do të shqetësohet. Ne ja kthyhem:- thuaj atij mos na shqetësojë ne, e u ngjitëm lart. Hym. U ulëm, e se di si hodha sytë në një qoshe të lokalit e pash katër këmbë të kryqëzuara nën këmbët e tavolinës në mënyrë intime,e me durat po ashtu.” Ahhhh kush qe”. Miku im .Fqinji.Politikani.Me post nga ta që lakohen. Hajduti i Bel- Ami .. Shoku im i klasës. Na u ndeshën sytë e ai me gëzim u ngrit e hapi krahët i gëzuar_O Lian * i vetmi që më ka thirr me këtë emër*-kur ke ardhur? I thash:-ore po si nuk ndryshove ti mo…?! Ahaha qeshi e më shkelte syrin njësojë si atëhere kur ngacmonte vajzat në autobuz. I thash prandaj e more nusen nga fshatrat e humbur e pa gojë, se ku mbahesh ti oree. Qeshi e na pagojë dhe kafetë. Unë e pyeta siç bëja gjithnjë duke ja zënë me gojë:- e ke librin që më ke vjedhë se shoh që e ke ndryshuar shijen e dëshirave.