
ME FAL RINI QE NUK TE NJOHA … ! Dhe ja ku vijme ne nje pamje tjeter te rinise sone.Kur behet fjale per trojet, dinjitetin, te drejtat dhe te ardhmen e vendit. Shohim te rinjte qe ngrihen ,qe nuk heshtin, qe tregojne guxim dhe vendosmeri. Atehere lind nje pyetje qe duhet t’ia bejme vetes:Mos valle kemi qene te nxituar ne gjykimin tone? Mos kemi pare gabimet e disa individeve dhe i kemi shtrire ato mbi nje brez te tere?Nuk dua te idealizoje rinine. As ajo nuk eshte e paga bueshme.Por nuk dua as t’ia mohoj vlerat, ndergjegjen dhe aftesine per te na surprizuar.Te kuptosh nuk do te thote te justifikosh. Te kritikosh nuk do te thote te mohosh vlerat.Dhe mbi te gjitha, nuk mund ti kerkojme rinise te jete me e mire se shoqeria qe kemi ndertuar per te, pa pranuar edhe pergjegjesite
tona.Me fal rini ,
qe te gjykova nga gabimet e tua dhe nuk pash vlerat qe mund te mbartje si brez!Ndoshta kam pritur prej teje pergjigje, pa pyetur veten se cfare shembulli te kemi dhene ne .Sot dua te besoj se kjo energji, ky guxim dhe kjo ndjenj pergjegjesie nuk do te shfaqen vetem ne caste te vecanta, por do te shnderrohen ne force per te ndertuar nje shoqeri me te drejte, ku jeta te jete e shenjte, puna te jete dinjitet, ligji te jete i barabarte dhe atdheu te mos jete vetem nje fjale e bukur. Atdhedashuria nuk matet vetem me ate qe mbrojme, por edhe me ate qe
ndertojme.Me fal rini, nuk dua te te duartrokas vetem sot. Dua te te njoh,te te degjoj dhe te besoj tek ti. Sepse e ardhmja nuk eshte prone e brezit tim. Eshte pergjegjesia dhe Shpresa e brezit tend.
Prina Rini !
“”””””””””””””””””

Dy vite nga marrja e titullit “Ambasadore e Paqes”,nga
Federata e Paqes Universale.
Pata nderin te merrja nje titull qe mbart ne vetvete nje nga vlerat me te larta njerezore:”Ambasadore e Paqes”.Por, pertej emocionit te nje vleresimi, keto dy vjete me kane bere te reflektoj me shume mbi kuptimin dhe pergjegjesine qe mbart ky titull. Per mua,paqja nuk eshte thjeshte mungesa e luftes. Ajo eshte nje gjendje shpirterore, nje kulture komunikimi, nje menyre te jetuari dhe, mbi te gjitha, nje zgjedhje e perditshme njerezore. Paqja fillon brenda nesh, ne mardhenien me ndergjegjen dhe veten tone. Fillon kur dime te pranojme gabimet, te mposhtim krenarine,te frenojme zemerimin dhe te mos lejojme qe urrejtja te na sundoje shpirtin. Ajo merr jete ne familje,aty ku dashuria duhet te jete me e forte se egoizmi,mirekuptimi me i forte se paragjykimi dhe respekti me i forte se deshira per te dominuar.Vazhdon ne shoqeri, menyren se si sillemi me njeri- tjetrin, si respektojme mendimin ndryshe, si i shtrijme doren atij qe ka nevoje dhe si mbrojme dinjitetin e njeriut, pavaresisht pozites apo mundesive te tij. Por paqja nuk do te thote te heshtesh perballe padrejtesise,as te pranosh te keqen per hire te qetesise.Ajo kerkon guxim te mbrosh te drejten, pa humbur respektin per tjetrin. Bota ka nevoje jo vetem per marveshje paqeje, por edhe per me shume njerez qe dine te bejne paqe me veten,me familjen,me shoqerine dhe me ndergjegjen e tyre.Ajo eshte pergjegjesi qe duhet ta mbash ne zemer. Ky titull, ashtu si vleresimet e tjera qe kam marre nder vite, ” “Elita e Gruas Shqiptare”,” “Model Suksesi” dhe Fisnikeria Tiranase”,nuk i shoh si stacione ku duhet te ndalem, por si pergjegjesi qe me nxisin te vazhdoj rrugen e vlerave njerezore.Paqja nuk ndertohet vetem nga ata qe kane pushtet te ndryshojne boten, por edhe nga njerez te zakonshem qe kane guximin te mos e humbasin vlerat njerezore.Uroj qe te mos jemi vetem deshmitare te paqes, por edhe ndertuesit e saj,aty ku jetojme dhe me kedo qe ndajme jeten. Le te fillojme nga vetja, sepse nje zemer ne paqe mund te behet drite per shume zemra te tjera! Zoti i bekofte njerezit e mire, familjet tona dhe kombin tim!

Ndonjehere,nje ngjarje e vetme na ben te ndalemi e te mendojme per mijera te tjere qe mbeten ne heshtje. Lexova per djalin 17 – vjecar, protestues, te cilit shteti i kishte vendosur nje gjobe te majme,te paperballueshme per moshen dhe mundesite e tij. U gezova kur mendova se po ndihmohej, tashme nga njerez zemerbardhe, te siguroje nje strehe per ate dhe familjen e tij.Por nje pyetje me lindi befas. Po ata qe nuk i sheh askush,qe s’kane nje strehe per te futur koken? Po femijet qe nuk e njohin sigurine e nje vakti te perditshem? Po te moshuarit e vetmuar qe e kalojne jeten me ate pension te pamjaftueshem? A duhet te behet dikush lajm, te protestoje,apo te trokase ne dyert e mediave qe shoqeria te zbuloje se ekziston? . Eshte e padrejte te te harrohen te tjeret .Nuk mjafton te kete statistika per varferine, zyra per ndihmen sociale dhe programe ne leter.Duhet te shkoje atje ku varferia nuk ka ze.Ndihma e tyre te mos jete ceshtje fati apo vemendje mediatike.Cfare vlere ka barazia, nese disa njerez duhet te luftojne cdo dite per te pasur te drejten e nje jete dinjitoze? Dinjiteti nuk eshte privilegj, por nje e drejte njerezore. Institucionet nuk duhet ti zevendesojne pergjegjesite e tyre me solidaritetin e rastesishem te qytetarit. Shteti, nese nuk njeh varferine e njerezve te vet, i mungon nje nga njohurite me te rendesishme:ndergjegja njerezore.
Askush nuk duhet te jete i padukshem ne vendin e vet.Nuk duhet te kesh fatin te behesh lajm qe te kesh te drejten te te ndihmojne. Nje ndihme te tille ka dhene cdo vit akademik apo shkollor edhe :Shkolla estetike dy vjecare “New Generation”,me drejtues z. Ilir Tafaj.