Me poeten,shkrimtaren dhe kryeredaktoren e Gazetes:VERA GJONAJ

 

Mall Ndër Katër Rrugë
U mbusha me plazh, me det e me diell
Po te Kukësi im prapë syri më shkon
Se aty kam lindur, aty pashë qiell
E shpirti në lindje prapë më dëshiron
Te Velipoja lashë hapat mbi ranë
E n’Malësi të Madhe rashë në mirësi
Aty ku lidha kurorën e parë
Nderi e besa më bënë me shtëpi
Tani merr rrugën, po kthehem n’Itali
Te puna e përditshme, te fjala e ngrohtë
Te fëmijët që m’presin me plot dashuri
Në këtë tokë të huaj që më lë pa lot
Po zemra më mbeti e ndarë në katër
Te deti i Velipojës, te Kukësi me mal
Te Malësia e nderit që m’priti te vatra…
Ah sa i rëndë ky mall që s’ka me u ndal!
“””””””””””””””””Vera Gjonaj
Përshëndetje miq Dua tju them se disa Mike te mija më kanë kritikuar pse nuk shkruan per dashurine Vera Gjonaj , mbasi ma njohin tipin😀 Por në shënjë respekti per ta e për ju të gjithë, po ju përshëndes me nje poezi të shkurtër Ju uroj një fundjavë të mrekullueshme të gjithëve 🫶
LIDHJE SHPIRTËRORE
Në sytë e tu gjej botën time
Aty ku nata bëhet dritë
Se çdo trokitje e zemrës sime
Çon emrin ty te çdo ditë
Ti je si diell që ngroh pa fjalë
Si fllad i ëmbël në çdo stinë
Pa ty çdo ditë do t’ishte zbrazët
Me ty kam kapur përjetësinë.
Të duash ty është besë e mrekulli
Çdo errësirë me ty humb fuqinë
S’ka thesar bota e as shkëlqim
Që mposht të shpirtit dashurin
Nga Vera Gjonaj
“”””””””””””””””
KAFENEJA SI PARLAMENT: KUR FJALA ZËVENDËSON VEPRIMIN
Kafenetë tona janë kthyer në parlamentet më me zë, ku çdo ditë zgjidhen e rrëzohen qeveri mbi një filxhan kafeje. Por ky debat i zjarrtë nuk prodhon asgjë përveç plogështisë. Më e keqja, tifozllëku i verbër politik arrin deri aty sa të prishë miqësi të vjetra për politikanë që as nuk na njohin. Ne mbrojmë me tifozllëk ideologji e individë, por harrojmë se interesat tona qytetare janë krejt të tjera.
Kjo mospërputhje mes fjalës dhe veprimit vjen nga komoditeti i ankesës. Është më e lehtë të qajmë hallet në tavolinë sesa të marrim përgjegjësi duke protestuar me dinjitet apo duke ndëshkuar me votë. Ndryshimi do të vijë vetëm atëherë kur të pushojmë së qenit tifozë të partive dhe të fillojmë të vlerësojmë punën, meritën dhe rezultatet konkrete.
Sot ka ardhur koha të shikojmë me sy kritik se kush punon vërtet e mban përgjegjësi përpara qytetarëve, e jo se kush e përdor pushtetin thjesht për të mbushur xhepat e veta. Ditën që e drejta jonë dhe llogaridhënia do të peshojnë më shumë se ngjyra e partisë, kafeneja do t’ia lërë vendin veprimit të vërtetë qytetar .Ju uroj një fundjavë të mrekullueshme të gjithëve me plotë shëndet e mbarësi me familjet tuaja Respekte palimit NGA VERA GJONAJ

Vedi meno
“”””””””””””””””
Te dashur miq ja vlen të lexohet ky status, mbasi është një fenomen që e hasim të gjithë.Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e persone che sorridono
DRITA E DINJITETIT DHE LOJA E GJYQTARËVE PA KARRIGE
Është një nga paradokset më të dhimbshme të natyrës njerëzore: sa më të mëdha, të trishta dhe të pazgjidhshme të jenë problemet e disave, aq më e madhe bëhet dëshira e tyre për të gërmuar në jetën e të tjerëve. Të merresh me punët e botës është forma më e lehtë e arratisjes nga vetvetja, një mënyrë për të mashtruar mendjen e për të kërkuar një ngushëllim të rremë përballë kaosit të shtëpisë tënde. Më e rënda është kur kjo goditje vjen nga gjaku apo miqtë e afërt, aty ku shpirti kërkon strehë dhe jo sallë gjyqi.
Të gjykosh të tjerët kërkon vetëm gjuhë, ndërsa të shohësh punën tënde e të rregullosh jetën tënde kërkon pjekuri, punë me veten dhe guxim. Karakteri, morali dhe edukata e pastër nuk shpiken e as nuk fitohen me forcë, ato lindin, rriten dhe kultivohen me pjekuri brenda shpirtit. Kur e kuptojnë se nuk e arrijnë dot atë lartësi, disave u mbetet vetëm rruga e kritikës.
Sot bota ka kaq shumë halle e trazira, saqë gjëja më me mend që gjithkush mund të bëjë është të mbyllë dyert e oborrit të vet e të merret me jetën e tij. Mirësia nuk është dobësi, por lartësi. Në vend që të harxhojmë kohën në karrigen e gjyqtarit, bëjmë mirë të kujtojmë se secili nga ne ka nevojë për paqe, mirëkuptim dhe dashuri, jo për fjalë të dëmshme. Ju përshëndes përzemërsisht Respekte p
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.