Me poten:Aishe Musta Alickaj

Nessuna descrizione della foto disponibile.

 

Jeta eshte e veshtire, por lehtesimin ose veshtiresimin e saj e kemi ne ne dore.
Eshte bukur te jetosh.
Aishe Musta Alickaj
NDODH
Ndodh ne jete te luftosh I vetem,
Me shpirt te coptuar e te vrare,
Ngarkuar me hallet e jetes,
Te bera mullar.
Ndodh te zgjedhesh njeriun e gabuar
Dhe jeta te te kthehet ne ferr,
Te tallesh me jeten si e, i dashuruar,
Te gerdheshesh kur te shfaqesh ne dere.
Ndodh qe ora, te zgjas sa nje dite
Dhe pranvera dimer I acarte,
Ndodh qe jeta te duket sa nje vit,
Dhe meria dashuri e zjarrte.
Ndodh qe te duash dike me shpirte,
Dhe dikush te te doje ty me zemer,
Po ti shpirtit I thua prit
Dhe s’guxon t’i vendosesh emer.
Ndodh te jeshe I paster si ar,
Dhe te te nxijne katran me boje,
Ti zhgerrehesh ne mocale per tu lare,
E rri pa gjume pa pasur nevoje.
Ndodh me veten te grindesh e rrihesh,
Te nxjerresh nga varri kohen e tretur,
Dhe per cudi nuk do te bindesh
Te jetosh kohen e mbetur.
Ndodh qe njeriu, njerine te shpetoje,
Kur lekundet toka e behet kiameti
Po ne se te dua s’thua dot me goje,
Athere thoni, ka vdekur e,I shkreti.
Aishe Musta Alickaj.Athine.Tetor.2023
“””””””””””””

NE VLOREN E KUQE NE GROPE
Atje ku ke lindur ti,
Ka male te larte qe kuvendojne me rete
Dhe me pllajat e fushat bejne dashuri
Atje ku dhe fryn,bie shi, dhe dielli shpesh djeg.
Atje ku ke lindur ti
Lulja me e bukur e zallit, me eren e manushaqes,
Me ngjyren si syte e tu plot kaltersi,
Atje vazhdon te vegjetosh, mes luftes e paqes.
Atje ku ke lundur ti,
Kurre s’ka patur pazare burreria,
Atje ku dhe guret luftojne per liri
Dhe balta ndricon nga dashuria.
Atje ku dielli I Cikes magjiplote
Ta ngrohu gjoksin e bukur kryenec,
Atje ne Vloren e kuqe ne grope,
Atje ku puthet deti me det.
Ne Vloren e bute dhe te bukur
Por dhe te serte kur e ben tym e flake
E dua kur krahet me hap si flutur,
Se jemi nje sua e kemi nje gjak.
Ndaj u dashurova me ty, nga malli I perveluar
Me dashurine e virgjer si vet pafajsia
Shtruar bute- bute si lulet, mbi liqenet e Lures brekulluar
Ne shtratin e shpirtit tim malluar.
Ndaj do kthehem , ku ke lindur ti e lulezon
Do ti le mbrapa argetimet e dritave verbuse neper nate
Ne gjirin tend do them, je magjia qe me sheron,
Se ti gjete celsin qe kerkoja, me ngjyren e yjeve te arte.
Do kthehem, ne djall vafshin metropole
Ato qendra te zhurmeshme te medha
Si nderroj kurre me Sheshin e Flamurit
Ku hidhen romuze e behen shaka.
Po, do kthehem pa tjeter nje dite
Do ikij, do le mbrapa gjithcka
Ndaj te lutem zemer, dil e me prite
Dhe ne gjoksin tend te ngrohte me mba.
Aishe.M.Alickaj.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.