14.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shtator 2024

Mirela Ropi

NJË GOTË TË MBYS DHIMBJEN DUA

Më kot përpiqem të shoh

Pas kësaj gote zeher

Veç ëndrrash, me ty rroj

Se realiteti më vret.

Po ikin ditë, muaj, vite
As në letër nuk dita ta shpreh
Më vjen keq për dashurinë
Pa të, ç’duhet kjo jetë?
U mundova nga gjithçka ta mbroj
Me çdo mënyrë nuk ia dola
S’fitova, dhe pse sërisht luftoj
Veç shpirtin s’ia vura tek dora.
S’dëgjojnë veshët ka kohë
Më nuk po shohin as sytë
E vdekur së gjalli, mes të gjallëve
Në qelinë e mendjes vetë i dytë.
Mundohem të shkoj larg e më larg
Diku, mos më shohë asnjeri
Më ndal nga brenda me forcë
Ndjenjës për ty dot s’i shpëtoj

Ti më vret, pa më vrarë, nuk e di!

“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, E brendshme

MBRAPA MBETI VËSHTRIMI
E përhumbur sot dita
Grindet me hapat pikpyetës
Heshturazi murmurita
Fjalët fytit,tharë mbetën
Eh kjo rrugë, ky ngazëllim !
Mi theu krahët përsëri
Nuk ngrihen dot për fluturim
Ngushëllojnë përqafimet pa kufi
U mpi buzëqeshja
Kur shtrëngimet me rrokin fort
Vitet më ngrijnë lotin
Eh,sa çuditshëm sillet kjo botë !
Mbush çantën e zemrës
Me puthjet e ngrohta
Me dashurinë e nipit dhe mbesës
Që lotët derdhin rrëke të ftohta
Orë të mbetura në përtaci
Shoqëruar nga zëra mekur
Po largohem ,sdij se si
Me vështrimin mbrapa mbetur !

Athinë 8.1.2020 Mirela Ropi

“””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, qiell, jashtë dhe natyrë

NGRICE PER SHEN JAN
Ngrice,bardhesi e ngujuar
Furtune qe te ben me faj
Xhameve ,figuara formuar
Qe s’mbetet asgje me pa
Ngrire gjuha ,s’ka fjalet
Ne pershendetje mengjesi
Drute nuk mbeten radhes
I hengri i ftohti me babezi
Varur qirinjte e akujve
Cative per meshire
Presin,grimcat e diellit
Qe ende s’dalin me deshire
Kumbojne kambanat ne kishe
Ne diten e Shen Janit
Drita e qirinjeve vetetit
Prifti ,bekon me temjanin
Ikonave dhuruar puthje
Marim edhe uraten
Qendrojme perballe me lutje
Per shendetin e te begaten!

[Mirela

Gaqo Mirela Ropi

]

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.