16.5 C
Tiranë
E enjte, 19 Shtator 2024

NEXHBEDIN Basha Gazetar & pasardhës veterani Tirane, 26 korrik 2024.

AKADEMI SOLEMNE:

Fjala e Gjeneralmajor Manushaqe Shehu në promovimin e librit “30 VJET OBVL-HISTORI SUKSESI”
Tiranë, më 26.07.2024.Fjala e Gjeneralmajor Manushaqe Shehu në promovimin e librit “30 VJET OBVL-HISTORI SUKSESI”
Tiranë, më 26.07.2024.

Të nderuar miq të Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ,
Zonja e zotërinj,
E prita me kënaqësi të veçantë ftesën për të qenë e pranishme në kremtimin e 30 vjetorit të Organizatës tuaj dhe promovimin e librit të bashkëautorëve Halil Rama e Sakip Cami, kushtuar këtij eventi historik.
Më lejoni që në fillim t’ju uroj përzemërsisht:
Gëzuar këtë jubile të lavdishëm të organizatës tuaj!

Kam patur fatin të njihem nga afër me, gjeneral Parllakun që e drejtoj për dy dekada me përkushtim të rrallë OBVL-në dhe të mësoj shumë nga përvova e tij, si një nga komandantët legjendarë të njësive kryesore të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe të Ushtrisë Shqiptare.
Sot e përkujtojmë atë si sfidantin e tri kohërave, gjeneralin legjendar që bëri epokë. Ai doli fitimtar nga lufta antifashiste nacional-çlirimtare, doli gjallë nga burgu komunist, doli fitimtar në betejën për pavarësinë e Kosovës dhe para 5 vitesh ishte gjenerali më i vjetër, por me mendjen e re që mbështeste anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të ushtrisë shqiptare. Me gjeneral Parllakun ndihemi krenar të gjithë.

Po ashtu, kam njohur dhe vlerësoj kontributin e dhjetra themeluesve të organizatës tuaj, për pjesëmarrjen aktive gjatë LANÇ, ish-gjeneralë e kolonelë që luajtën rol të rëndësishëm në krijimin dhe konsolidimin e ushtrisë e të shtetit shqiptar.
Më së miri vlerësohet roli dhe kontributi i tyre, si dhe i 15 mijë anëtarëve të organizatës tuaj që milituan në të gjatë 30 viteve, duke përmbushur misionin e saj historik, të ruajtjes, mbrojtjes e zhvillimit të vlerave të të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve fashistë italianë e nazistëve gjermanë, nga më të lavdishmet për liri e pavarësi të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Ballkan dhe që e renditi Shqipërinë përkrah fituesve të Luftës së Dyë së Botërore.

Ato pasqyrohen më së miri në librin e bashkëautorëve Rama e Cami, të cilët gjej rastin t’í falenderoj për këtë vepër enciklopedike me rëndësi shumëdimensionale, që hyn me dinjitet në fondin e letërsisë sonë dokumentare. Në 80 vjetorin e çlirimit të atdheut dhe 30 vjetorin e OBVL, ky libër modest është një kontribut për të njohur të kaluarën e lavdishme, për të vlerësuar të sotmen dhe për të projektuar të ardhmen.

Me këtë rast dua t’ju falenderoj ju pasardhësve për vazhdimin e veprës së veteranëve të LANÇ, e në veçanti Znj. Tatjana Parllaku, të cilën pata fatin ta njihja e të bashkëpunoja ngushtë me të për 10 vjet kur ishte si Ndihmëse për arsimin, kulturën, shëndetësinë dhe shkencën, pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ajo ka qenë pjesë e Grupit të Punës në mbrojtje të Monumenteve të Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Shqipërisë, duke kontribuar në përfshirjen e qyteteve të Gjirokastrës dhe të Beratit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Duke përfunduar më lejoni t’ju uroj sërish:
GËZUAR 30 VJETORIN E OBVL-së!
SUKSESE TË MËTEJSME NË MISIONIN TUAJ HISTORIK!
Faleminderit.

30 VJET OBVLP” – HISTORI SUKSESI,,,

Sot me datë 26 korrik 2024, në ambjentet e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave, Tiranë u mbajt Akademia Solemne me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ dhe Pasardhësve.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë anëtarë të OBVLP, akademistë, gazetarë, historia dhe pasardhës të veteranëve të LANÇL.

Me këtë rast u prezantua dhe u promovua librin “30 VJET OBVL, HISTORI SUKSESI”, i bashkëautorëve Hakil Rama dhe Sakip Cami, të cilët pas shtatë monografive vijnë për lexuesin me këtë enciklopedi, me portrete të më shumë se 100 personaliteteve të shquara, ish komandantë e drejtues të LANÇ, Ushtrisë shqiptare dhe OBVL. Pas fjalës së hapjes nga shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Halil Rama, pjesëmarrësit ndoqën me interesim të veçantë dokumentarin e përgatitur mjaftë mirë artistikisht nga Sekretarja e Marrëdhënieve me Punlikun e kësaj organizate, znj.Mimoza Kurti. Në këtë dokumentar, përveç vlerave të librit, evidentohej më së miri aktiviteti i organizatës personalitetet e saj.

Ishte iniciativa e dhjetra miqve të botës akademike, letrave e publicistikës, politikanë e ushtarak që i mbijetuan sistemit të diktaturës, të cilët me 27 korrik të vitit 1994, me shumë vështirësi, themeluan 30 vjet më parë Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të LANÇL (OBVL). Në grupin e themeluesve prej 64 personalitetesh të ndritura të historisë sonë kombëtare, gjeneralë dhe luftëtarë, figura politike të respektuara, por të dënuara nga regjimi komunist i sistemit të diktaturës, ishin Dr.Ymer Dishnica, gjeneral Rrahman Parllaku “Nderi i Kombit”, Nexhip Vinçani, Liri Belishova, legjenda e aviacionit shqiptar Edip Ohri, etj, etj, emrat e të cilëve gjenden në libër dhe në historikun e kësaj organizate.

Madhështinë kësaj feste jubilare ja shtoj padyshim, me pjesëmarrjen dhe përshëndetjen e saj të ngrohtë e miqësore, Gjeneralmajor Manushaqe Shehu, e cila vlerësoi kontributin e kësaj organizate në këto 30 vjet, si dhe për antarësimin e ushtrisë shqiptare në NATO, integrimin në BE dhe aderimin e saj në organizata homologe në Europe Kosovë etj.
Për rrugëtimin e OBVL, folën gazetarë, historianë dhe pasues të veteranëve të luftës, dhe konkretisht: Isuf Ymeraj, veterani më i vjetër i kësajcorganizate, gazetari e shkrimtari Shpendi Topollaj, Bashkim Hisari, Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të ĹANÇ të Kosovës, prof. Tatjana Dishnica, e bija Dr.Ymer Dishnicës, studiuesi i historisë Mark Palnikaj, veterani i arsimit Mevlud Buci etj. Për vlerat e librit folën autorët shkrimtarët dhe gazetarët Sakip Cami e Halil Rama.

Në mbyllje u bënë zgjedhjet në forumet drejtuese. Kryetare e OBVLP, u zgjodh Tatjana Parrllaku, e bija e të ndjerit, Gjeneral Parrllaku, e cila si pasuese veterani lufte garantoi, se, “do ta ngre në një nivel më të lartë aktivitetin e OBVLP dhe do të punojë për rritjen aktivitetit të saj dhe shtimin e anëtarësisë me pasardhës të rinj të veteranëve të LANÇL…”.
Sekretar i Përgjithshëm u rizgjodh z.Halil Rama, “Mjeshtri i Madh”, autori 26 librave me monografi, publicistikë e kritika letrare, njëherësh prej 22 vitesh edhe Kryeredaktor i gazetës “Veterani”.

Si pasardhës veterani lufte i uroj OBVLP dhe organizatorëve, suksese të mëtejshme.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.