20.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Shtator 2024

Nga .Katerina Barbieri

Qytezes time
Rrogozhine qytez e bukur,
sy magjik je per Shqipërine,
ne kodrine shtrihesh ,si flutur,
gjurme e arte per historine
Rrite ne djep njerez me vlere,
deputet, poet,shkrimtarë,
zonjë modeste në shpirt përherë,
ndrin qyteza si një far
Vajzat ,djemt i ke si yje,
kush per to s’u pergjerua,
trendeline-lule ne korije,
shpirti i djemve trimeruar
Por ne shpirt mban një pasion,
qe prej motesh ke praktikuar,
sporti ,egnatia ,kampion,
vend te parë na ke nderuar
Patriote, kudo qe jemi,
Rrogozhinen n’zemer kemi,
Nga te vemi, nga te shkojme,
Oh ,qyteze ,foleja jone!
Kujtime
Sonte ndjehem e vetmuar,
shiu binte pa pushim,
qielli pa yje, i erresuar,
shpirti mbushur plot trishtim
Por kujtimet parakalonin,
ti ndaloja…s’munda dot,
si brilant ne sy ndriçonin
se kjo esht e vjeter bote
Doja te flisja s’kisha ze,
s’di cme gjeti ate nate,
ne mes shiut dhe erresirer,
zgjova enderren e pafat
Deshira ime udhetonte,
neper shi e neper nate,
ne shtratin tend te te zgjonte,
enderren e bardhe mbetur larg…
Nata
Buzeqesh nata muzgut rene,
dita u shter,dha shpirt ,u zvogëlua,
nen tylin e zi ,te lehte si nje pende,
çdo gjë po dremit ,nga heshtja u mbulua
Nen sharmin e nates pasqyre reflektuar,
atje poshte ne lume ,ne te bardhet vale,
hena lozonjare me yjet flirtuar ,
profum te florinjte derdhte si è marre
Rruget labirinte te lodhura frymonin,
ne gjirin e nates ndezur zjarr- vullkan,
puthjet-klandestine te vajzave fluturonin,
ne kraharor te djemve bere uragan
Nata i hapi i krahet firzamonike,
misterin ribel shtrengon si serenate,
te qeshurat me naze te vajzave fluturonin,
ne buzet e djemve ndezur zjarr e flakë
Dhe nata I uli qepanat e zeza,
sekretet i mban fshehur ne gji,
kurore magjish dhe puthje te vyera,
ja rremben tinzërisht ,mengjesit qe do te vi!
Nuk jan personale!
Autorja Katerina Veizaj 09.06.2024
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.