16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Prill 2025

Nga:Natasha Limaj ( Fejzaj

 

THELB I THELBIT
O Albion, o lepurush
Thelb i thelbit që më mbush…
Dy “ kocodhëmbat “ në gojë
Zot…, o Zot… lermë të rrojë…
***
O Albion, o lepurush
Thelb i thelbit që më mbush…
Çahet zemra , fort gufon
Porsa * Shqipen * belbëzon…
***
O Albion, o lepurush
Thelb i thelbit që më mbush…
O krijesë e sime bije
Copëz guri * Shqipërie *
***
Ky Albioni , lepurush
Thelb i thelbit që më mbush…
Dhe , pse qendërlondre leu
Më ngop aromë * Mëmëdheu * !…
Për të ëmblin Albion!…
N . L . ( F )
PLAÇ O VARG
Digju gjellë shkrumb e hi, dhe ti qumësht merr dynjanë,
” Plaç o varg ” me këto, të prera, se më hodhe havadanë….
” Plaç “, sos e thua me zemër, Ti, për mua shkërrmoq botën,
Lakun të të vën te gryka, më qëndis e formon strofën !…
N . L . ( F )
PIKËZUAR
Për një presje, për një pikë
Ooo… sa fortë u gjykova…
Në fakt , më tërheq risia
Fjal’e lidhëza bashkova
Shqipezonja “ kasht’e kokrra “
Ndarë njeriu nga njeriu…
Më të shumtët emigrimi
Ç’mbeti smir’zilia griu…
Falmi – falmi… presje , pikë
Dhe, pse gabim në të shkruar
Për lexues, nga palc’shpirti
Humanizëm pikëzuar!…
N . L . ( F )
GJETA ESHKË
Thash se muza qe venitur, që në rrënjë marrur të tharë,
Për çudi…, palcëlabërisë, flakadan…, e mori zjarr…
Sy ” Ciklopi ” un’e tëra, rrëmbeva ç’kish në natyrë,
Me të shtata të ylberit, kapilarëve u dhash ngjyrë…
Sup më sup e kapur qiellin, pelerinbardhat shtrënguar,
Ç’më bëre imagjinatë?!..Me ” Mite ” më ke trazuar…
Perëndesha Labëri, vargmalet rrotull kurorë,
A, s’më thua, kush t’i derdhi, çelnajat, cili piktor?..
Vallen me rrezen e diellit, blerta-verdha-rozërimi,
Shpirti ” Pegas ” i tërbuar, me sy hapur ëndërrimi..
Orë-Zanë- Shtojzavalle, seç mu shfaqe, mbretëri,
Nëpër kodrinat e tua, kërkoj ” Gjergj Elez Ali “…
Ooooh, ç’dalldi që shijova, virgjërinë me lulërime,
Prehrit tënd, moj Labëri, gjeta eshkë, për muzën time!…
Mbresa nga një udhëtim në Labëri.
N . L . ( F )
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.