24.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Niko Poet Gjiriti

MOS MA PRI BARIN E VARGJEVE
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
Një dëshirë qët’ po të lyp zemra tani
kujdes mos ma shto trishtimin letrar
mos ma pri barin e vargjeve, mos, ti
pa jeshilin unë vdes me të gërmëtar
prerja e vyshk shpirtin tim pa shaka
ke vënë re si era e përkëdhel t’rritur
e preve, më preve, shkoj jeta xhaba
sa shumë për nuse, ty të kam pritur
lozonjare ti je akoma, zjarri n’vajzëri
vjen e ikën, si në trajektoret planetet
ah moj korçare çfar shpirti qëm’ ke ti
le ti lemë thinja që ti numërojn vjetet
të kam shijuar vetëm nëpër fantazira
pushimeve t’shpirtit bosh dhe përplot
pije një gotë verë moj t’marrtë e mira
qesh se të mërzitur un nuk t’shoh dot
“”””””””””””””””””””””””””
PISLLËK & MORAL
Në komunikim e kupton lojën e mosmirënjohëses, nga faktet që ajo nuk asht e gatshme të ndryshojë për ato çka e sëmurin respektin e dashurinë,
deri më mos komunikim të plotë.
Gërmëtari
“”””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe E brendshme
MIKU IM I THJESHTË
Çdo gëzim më fale me shpirtin flori
vërtet vërtet jam pafat un gërmëtari
lum kush ty të ka, komshi, mallaxhi
do të kisha qef të isha unë, ai i pari
nderit të falem, për gjithë vlerësimet
mendja jote e mbushur nder, përplot
me kohë i vijnë njeriut gjith nderimet
nj’ lot mallëngjimit nuk po e mbaj dot
miku im i thjeshtë, deri në madhështi
duhet të dy ta pinë, shishen me verë
them se un të ndjej, vëlla shpirti tashi
kur të bjerë dëborë edhe të fryjë erë
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.