20.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Shtator 2024

POETJA QE SOT NDAN GEZIMIN ME LEXUESIT.

 

Pregaditi per botim z.Gjin Musa,gazetar dhe botues.

POETES VERA I UROJ SUKSESE NE RRUGTIMIN E SAJ,TE SHKRUASH ESHT ARTE,TE BOTOSH ESHTE PAVDEKSI,LIBRAT TUAJE JAN DHURAT PER BREZAT E SOTEM DHE BREZAT QE VINE.LIBRI KA VETEM DITLINDJE.

SUKSESE DHE ME BOTIME TJERA…..Gjin Musa

PO KUSH ESHTE “VERA GJONAJ?

VERA GJONAJ NJI BIOGRAFI E SHKURTER.

U lind në qytetin e Kukësit. Mësimet fillore e të mesme i mbaroi në qytetin e lindjes. Ka mbaruar Fakuktetin Ekonomik Dega Financë në Tiranë. Ka punuar Llogaritare në Koplik, Malësi e Madhe. Ka emigruar në Itali rreth viteve 2000. Punon aktualisht në zyrë avokatie në Itali. Është Ambasadore e Paqes Botërore për të Drejtat e Njeriut Anëtare e Klubit Letrarë të Shkrimtarëve Poetëve dhe Artistëve të Veriut. Është nderuar me çmime të ndryshme falë aktiviteteve të shumta me të cilat ka bashkëpunuar. Vera, është miqësore e art- dashëse, bashkëpunon me Revista të ndryshme të kohës pasi ka krijuar që në moshë të re. Vera vjen me botimin e saj të dytë poetik i titulluar; 1. NË FLATRAT E MALLIT 2. PRINCESHA E GJYSHES * Revista Pena e Artë 1 Dhjetor 2022 * Revista Pena e Artë 3 Qershor 2023 * Revista Metafora 23 Qershor 2023 * Revista Metafora 30 Maj 2024 * Revista Metafora 31 Maj 2024 I urojmë kësaj autoreje dritë e reflektim e sa më shumë muzë e frymëzim. Ky është libri i saj i dytë. Urime e suksese.

Te dashur miqte e mij te Fb Une sot dua te ndaj nje gezim e nje lumturi me ju, mbasi sot u botuan dy librat e mij. “Ne flatrat e mallit ” e ” PRINCESHA E GJYSHËS” Dua te falenderoj me zemer , dy miqte e mij te mrekulleshem Gëzim Ajgeraj e Prenda Sejdia për mbeshtetjen e tyre dhe per vleresimin e tyre kundrejt figures time .Mirenjohje e shume Respekte dhe Zoti ju bekofte ishalla familjarisht.Me shume Respekte nga une Vera Gjonaj

JA SI DO SHPREHEJ SHKRIMTARI I NJOHUR “GEZIM AJGERAJ”.

Tani më në shtyp, dy librat e poetes Vera Gjonaj nga Malësi e Madhe, me banim në Itali. Libri i parë me poezi për të rritur: NË FLATRAT E MALLIT, dhe i dyti poezi për fëmijë: PRINCESHA E GJYSHES.

Dy fjalë për librin e par: Ky është libri i saj i parë, në të cilin ka përfshirë poezi të shkruara ndër vite, të ruajtura në shpirt dhe fletore për t’i sjellë sot para jush por me maturi e pjekuri poetike. (nga kritika).

Nga libri për fëmijë

Hyrja:

Time mbesë

Që e kam princeshë.

“Një mbesë është një thesarë që nuk mund ta matësh me asgjë përveç dashurisë në zemrën tënde”.

Të duash fëmijët e tu është detyrim hyjnorë, por të kesh dhe duash nipërit a mbesat qenka vetë magjia brenda ndjenjës që përjeton.

Nuk don ta ngacmojë askush, ta prekë askush, dielli mos ta nxij, era mos ta rrahë..

Eh, ç’nuk dëshiron.

Të jesh gjyshe qenka një ndjesi kaq e veçantë sa nuk mundem t’a shpjegoj dot.

E kam para syve çastin kur engjëlli që mua më bëri gjyshe filloi me të qara.

Ishin momente me emocione të përziera gëzimi. Njeriu kalon nga një stad në një tjetër për veçse një minutë, e kështu Veralda që pason dhe emrin tim si trashëgimtare më bëri me krahë që nga të qarat e para të saj aty ku jeta zë fillin e vet.

E shoqërova dhe vazhdoj ta bëj ende gjatës rritës dhe edukimit si gjyshe, më frymëzon, më lodh, më zbavit, më lumturon, më habit, më gëzon etj. (nga hyrja e librit).

Dy libra mrekulli dhe me vlera të larta letrare.

Poetes Vera Gjonaj i urojmë shum suksese, ndërsa librave rrugëtim të mbarë deri tek lexuesi.

Suksese Vera Gjonaj…!

Këshilli i librit:

Redaktor: Gëzim Ajgeraj

Recensente: Prenda Prenda Sejdia

Lektore: Endrijeta Gjini

Shtëpia botuese: “7DAYES”, Prizren me pronar: Artan Krasniqi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.