20.5 C
Tiranë
E mërkurë, 12 Mars 2025

Poezi per Gazeten “DRITARE RE”Nga AGE PICAKU

Perëndim .
Era shtyen diellin pas malit
Ku do shkosh moj e marrë pas flakëve ?
Ti natën do ta bësh ditë
Erë perëndimi
Ti s’pushon gjer në mëngjes
Kur lind dielli.
Ti luaje keq,mbi pianon time,
Një këngë që e kisha harruar
Më fute në ankth
Me tinguj të çjerrë
Ti luan mbar e mbrapsht pa gishta, pa duar.
Ndihem e lirë me qiellin
Me erën fitoj lirinë
Qielli dhe era
Krahët e shpirtit tim
Të dëgjoja tek thërrisje
S’kisha zë
Më gjete të shtrirë përdhe.
U ndale,pluhuri më mbuloj
S’mbushesha me frymë
Më more në krahë
Dhe ike me ulërimë
Me marrëzinë tënde
Merrmë dhe hidhmë në shkretëtirë
Pluhur, vapë
Që rrugë e kthimit
Të jetë e vështirë.
Gjëmove gjithë natën
Në mëngjes dhe shpirt
Pranë dritarës time të desha
Nuk di ç’të them më shumë
Flokët e gjatë ujëvarë
I shpupurite pa gishtat e mij
Unë të ndjeva vetëm kur ike duke qarë
Atë natë u derdh shumë shi !…
26 Shkurt 2025 .
“””””””””””””””””””””
Nëna ime më e mira .
Po nis të kujtoj nënën,
Që më ka dhënë gjinë,
Si diellin dhe hënën,
Që më dha lumturinë.
Po ti pyesin,
Të gjithë thonë,
Më e mira,
Nëna jonë.
Por e imja,
Ishte sak,
Ndër më të mirat,
Në fshat.
Verës në bjeshkë,
Dimrit në vrri,
Përherë e lodhur,
Me punë në shtëpi.
Asnjë herë qetësi,
Ditën në punë,
Natën e pagjumë,
Duke qepur e arnuar,
Rroben e munguar.
Na rrite me punë,
Na rrite me halle,
Tek arat në fushë,
Dhe për dru në male.
Nisje punët,
Që pa gdhirë,
Shpesh pa ngrënë,
Dhe pa pirë.
Nënë, kur ishe gjallë,
S’ti thashë këto fjalë,
Fli e qetë o Nënë,
Fli e qetë e dergju,
Për ne nuk ke vdekur !…
20 Shkurt 2025.
“””””””””””””””””””””
Shoqëria !
Kush nuk e ka humbur,
Një shok në jetë,
Atë në të cilin tregon gjithçka…
Një shok i shprehur në miqësi.
Ku takonte lumturinë dhe harmoninë,
Shoqëria nuk është dashuri,
As dashuria nuk është gjeloze,
As egoiste.
Një shok…duhet të jetë një tjetër…
Unë e humba një shok…
Një ditë në rrugë,
Kam shumë sot…
Të atyre që janë të ajrit,
Por shoku,
I vërtetë,
Më iku !…
14 Shkurt 2025 .
“””””””””””””””””””””
Koha !
E kaluara nuk është,
Por jeton,
E ardhmja nuk është,
Por vetëm përftyrohet.
Me shpresën gënjeshtare,
As prania nuk është,
Nëse vjen,
Zgjedhet dhe menjëherë shkon.
Pra koha ç’ka është,
Nëse nuk është ?
Një shtrirje shpirtrash.
Një njëri përgjigjet,
Ç’ka dëgjoj kuptoj,
Jeton dhe duke jetuar,
Ndërrohet.
Kaloj kohën që gjithçka përbin,
Që të jetë e bukur,
Apo e lumtur,
Është dëshira e Zotit !..
3 Shkurt 2025 .
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.