5.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Publikoje Gjin Musa mare nga NEWSBOMS

‘Isha në kushtet e arrestit shtëpiak’, Bamir Topi flet për 21 Janarin: Më ndiqnin kur lëvizja me makinë në rrugët e Tiranës (E PLOTË)

Ish-presidenti Bamir Topi

Pak ditë pas përkujtimit të 21 janarit, ku u vranë me duar në xhepa te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestuesit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, ish-presidenti Bamir Topi thotë se ai personalisht ka qenë në kushtet e “një arresti shtëpiak”.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Topi ka treguar se edhe kur lëvizte me makinë në rrugët e Tiranës, pas 21 janarit, e ndiqnin por ai nuk i ka referuar rastet në Polici.

Ju thoni që ju kanë ndjekur kur ishit ju në timon, në rrugët e Tiranës. Janë denoncuar këto nga ju?

“Asnjëherë në jetën time nuk kam tentuar t’i finalizoj gjerat në këtë mënyrë. I gjithë informacioni vinte mbi bazën e një institucioni kushtetues. Presidenti në atë kohë ka qenë në kushtet reale faktike të një arresti shtëpiak”, ka thënë Topi.

A mendoni se do rihapet çështja e 21 Janarit? Familjet ende kërkojnë, njëra familje e ka çuar çështjen në Strasburg, një tjetër shpreson te SPAK?

“21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda të tranzicionit shqiptar. Unë nuk mund të parashikoj asgjë, por a meriton të hapet? Sigurisht që meriton të hapet, është një çështje që prek në shumë plane. Mendimi im është duhet të hapet”, ka shtuar ish-presidenti Bamir Topi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.