14.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shtator 2024

Rudi Berisha

Rudi Berisha

DY SHQIPONJE NË GËRDOC VEND-LINDJA IME GËRDOCI

DY SHQIPONJE NË GËRDOC

VEND-LINDJAIME GËRDOCI

Të mbushura dashuri lëndinat e bukura

Banorët ndërtuan kasollat e’i mbushën histori

Me ujin e lumit i ujitën plepat e vjetër

Ne plepa  dy shqiponje në Gërdoc kishin folen

Kohës i qëndruan plepat e mëdhenj në Gërdoc

Disa burra gjatë luftës në Gërdoc i pushkatuan

Toka i lindi trimat që luftuan për çlirim te atdheut

Dëshmor për liri të lindur në kurora-lulesh

Pas rrënimit të shtëpive të Fshatit te Gërdocit

U ngritën kullat aty tek foleja e shqiponjëve

Në vend-lindjen time lisat ruajnë dashurinë

Në Gërdoc unë kam qajtur dhe qesh si fëmijë

Me rëndon malli qe po jetoj larg vend-lindjes

Ne atë tokë kam lozur me dashuri me dheun

Por trupi im në vend-lindje dua te të ket varrin

Në Gërdoc shpirti me pushon i qet mua poetit

Çdo herë kur vie tek ty vend-lindja ime

T’i vështroi malet-fushat e mbushura me gjëlbrim

Lulet e bardha të kthyer në gjak te dashurisë

Plepas i mbushur me beteja për një copë liri

Për ty vendi im dashuria nuk të ka munguar

Mallin për ty vend-lindja ime e kthej ne vargje

Lapsin tim e kam ndërtuar prej drurit të plepit

Dy shqiponje në Gërdoc ‘ Vend-lindja ime Gërdoci

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.