20.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Shtator 2024

Shkruar nga poetja dhe shkrimtarja:Prenda Sejdia

RRACA JONË ARJANE

Muzgu qyrkun veshë, ngadalë mbrëmja zbret
Lexon historinë realiteti godet
Pyet seç ka ngjarë me trojet arbërore
Njeriu u djallëzua, u kthye në bishë mizore
Hedh një sy mbi hartën e trojeve shqiptare
Ç’po ndodh o bashkë – kombas
me ndjenjën tonë kombëtare
Troje tona shtrihen deri në nish në serbi
E nga ana tjeter, tej në çamëri
Është e jona ilirida atje në maqedoni
Tuzi plava e gucia në malin e zi
Shpërndarë si kaçakët shqipja nëpër botë
Kthehuni bij tek trojet shqipja pisket fort
Dhimbja na përshkon për sot e qindra vjet
Na copëtuat e sunduat si tokën e shkretë
Mallkuar qoftë përjetësisht kush se pati dert
Do kapërcejmë kreshtat e dallgëve të pa kapërcyeshme
Që shekujt monstruoz fshehur na e mbajtën
Përmbysim kohërat e errëta e të stuhishme
Këmbana bie për ty kosovë shekuj në robëri
Sfidove tradhëtarë e hakej, në luftën për liri
Pagëzuar të ka zoti me emrin dardani
Këto padrejtësi për trojet shqiptare
Mallkuar qofsh hienë o europa xanxare
Mes shqiptarëve absolut
S’mund të egzistojë, ajo vija ndarëse
Jemi rracë ariane ndër të parët në europë
Nga gjuha kultura tradita shqiptare
U formuan e rritën kombe europiane
Rrofsh e qofsh përjetë, Ti, shqipëri e madhe
“”””””””””””””””””””””””””

R E C E N S I O N

LIBRI; “DIELLI SYPËRLOTUR” nga Ramush Nikçi

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e testo

“Artisti i vërtetë sillet si zogu që ulet mbi gemin e brishtë që e ndien të lakohet nga pesha e tij, por prapëseprapë vazhdon të këndojë pasi e din që i ka krahët dhe mund të fluturojë qoftë distanca të shkurtëra, pati thënë V. Hygo”.
Pesha dhe fuqia e madhe e letërsisë, gjithashtu dhe mundësitë e pafundme që ajo na tregon seç shkon mirë apo jo brenda shoqërisë sonë njerëzore pasi Letersia është e pafundme dhe e pa anë me thellësi si deti.
Kështu që ne duhet të gërmojmë ndër sferat e saj, dhe të përmbushim detyrat tona.
Letërsia na mundëson të ëndërrojmë për një botë më të mirë e të zhvilluar në gjithë dimensionet e saj.
Raportet e njerëzisë me letersinë as’sesi që janë në atë nivel kulturorë që bota kërkon apo duhet të ketë.
Pra shoqëria është impotetente dhe në inkoherencë me kohën e hapësirat e saj.
Faktet janë kudo.
Vendin kryesorë në fjalorin tonë na e zë politika, sharje, fyerje, urrejtje a shpifje etj.
Ama libri dhe leterisia e mirëfilltë na ushqejnë shpirtin dhe imagjinatën për një botë të paqtë dhe të edukuar ku nxit formimin dhe ngre nivelin e intelektit brenda ekuilibrave.
Ndjeshmëria e vlerave letrare e kulturore dhe estetike bëhet shtysë në formimin personal, intelektual, emancipim ndër shoqërorë në parametra bashkëkohore që kaq shumë ka nevojë shoqëria apo shoqëritë në tërësinë e saj.
Autori vjen me vëllimin e njëmbëdhjetë poetik, pra në këtë zhaner kaq të dashur të njerëzisë ku bukuria mund vështirësitë.
Ramush Nikçi vjen si poet kryesisht i traditës dhe kemi të bëjmë me një autor të dëshmuar në vepra në poezi ku temat i trajton me fjalor poetik dhe estetik ku prekin shpirtërat njerëzorë.
Poezia e Ramush Nikçit, është në vëllimin e njëmbëdhjetë poetik e tregohet si vëzhgues emocional ku përjeton shqetësimet e ndjenjat humane ndaj krijon atmosferën poetike pasi ka të bëjë me një vepër në sferën e artit të poezisë.
Kështu poeti qëndron konsekuent në ndërtimin e tipareve poetike, dhe rafinamentit përpunues artistik dhe kërkohet modus stilistik e motivues.
Autori nuk vuan nga pesha stërngarkimit figurativ por janë shumë përmbajtësore e domethënëse ndaj vijnë thjeshtë e këndshëm për lexuesin.
Veçohen theksime të çiltra patriotike e kombëtare ndaj tufa poetike vjen si kurorë freskie e një lirike të bukur ku e bëjnë interesante imazhin çlirues të mendimit e të shpirtit.
Sjell disa nga temat e poezive që më duken interesante dhe gjenden brenda librit të cilat janë;
– Vendlindja
– Grindemi me shekuj
– Shporta ime
– Nuk zbehet fletorja
– Djali i dajës
– Je në besën time
– Kryetrimi
– Te porta e vjetër etj.
/ Me shtatin selvi buzëqeshjen shekull
/ Dridh shkallët dy katëshe me hap paralel
/ Dy mërrolka argjendi në ballë përmbi vetull
/ Ylli humb guximin në horizont nuk del
/ Xhelozon bredhishta për flokët kurorë
/ Mbyll syrin hyjnorë kinse nuk të sheh
/ Fshehet pas qafmalit dielli mashkullorë
/ Dredh kokën mënjanë shtiret se s’të njeh
LULEALBA
Këto vargje flasin mbi bukurinë femërore dhe në mënyrë metaforike godet mbi xhelozinë dhelpërake a formalizmat njerëzorë që gjenden rëndom në jetën e përditshme.
Ky krijim, burimin e ka nga thellësia e shpirtit e janë derdhur në varg duke përdorur simbolika e shprehur këndshëm përmes metaforave aq të përshtatshme në lirika të tilla që ngjajnë me krijimet e Etnosit Kulturorë që populli ynë i ka lëvruar ndër shekuj ndaj autori shekull ka cilësuar edhe buzëqeshjen e njerëzisë.
E më konkretisht poeti flet për femrën solide dhe unike me botën që e rrethon. Konkretisht modeli i femrës që i duhet shoqërisë moderne dhe të civilizuar pa dashur t’i jap dy kuptimësinë pra bukur vjen vargu
“Dredh kokën mënjanë, kinse nuk të sheh”.
Ky botim është ndër stilet më të përdorshme të poezisë ( katërvargëshi, katrena ) ABAB, por në pikpamje sjell elementet e duhura si brumë kryesisht për poezinë e traditës.
Ilustron në shembullin praktik fenomenin mes artit e ndjenjës, ama gjithçka m’varet nga ndjenja e shijes së atij që lexon vargun e kësaj poezie.
Shtoj se për një poezi të caktuar dalin shije e ndjenja të ndryshme të akceptimit të saj, por dhe të vlerësimit, pasi në poezi gjithmonë luftohet për nivele, ndaj kjo përvojë ka ngacmuar dhe idenë e sprovave të krijimtarisë.
Të njëjtin fenomen e kemi edhe tek ushqimi shpirtërorë apo ai i trurit pa dyshim.
/ Shtëpitë zbrazur rrinë, kush me to nuk flet,
/ tash kulmin pa dërrasa, me tjegulla t’kuqe.
/ Pa dasmorë, pa dajre, hëna rri e zbehtë…
/ Më heqni duvakun, s’ka kush më bën nuse!
KËNGË PA NOTA
Vargjet janë ithtarë të tokës arbërore ndaj vajton mungesën e njerëzve e kryesisht rinisë sotme, apo thirrjet që populli shqiptarë i Kosovës ia bën si apel mbi shpopullimin ndaj vajtojnë çatitë.
Të dhemb që në titull.
Ndaj filozofia poetike është bashkim kombëtarë, mbrojtja e trojeve amtare pasi shqiponjat kujdesen për foletë e tyre poeti me varg qan vetminë e boshllëkun e krijuar e shpirtin bosh.
Vargjet kanë një botëkuptim imagjinarë e ndjenjat formësohen me peshën poetike dhe tablo vizionare dhe, jetë i jepen aspekteve esenciale dhe dashurisë njerëzore për jetën e kombin po ashtu, davariten bindshëm në vija origjinaliteti në rimë dhe varg duke hapëruar ndër shtigje të egra të kohës që ndër shekuj i vuajtën pasojat.
Mendoj që me këtë rast nuk është e nevojshme të shkruhet shumë pasi poezitë janë të theksuara në kontinuitetin e të shkruarit të një stili të veçantë e me mendim të posaçëm me mjeshtri narrative.
Shkrirja e ndjenjës ka simbolikë përshkrimi deri përtej mendimit.
/ Nuk e njoh teknikën, shkruaj në fletore,
/ me kalem grafiti e mpreh me makinë dore.
/ Me gomën rezervë si në klasë të parë,
/ bisedoj me botën hiç pa celularë
NUK ZBEHET FLETORJA
Autori thotë se është aq praktik dhe fanatik i ruajtjes origjinalitetit mbi të shkuarën dhe e posedon sot duke përcjellë mesazh për të ardhmen, pasi dëshiron ta përcjellë të gjallë tek brezat..
Qëllimi i autorit lidhet me vullnetin e brendshëm të veprës poetike, pasi kërkon të përmirësohet rendi jetik, nuk ngrihet kundër normave, rregullave, ligjeve, falsitetit, por ama gishtin e drejton tek fundi, praktika.
Vargjet kanë ato elemente që kënaqin imagjinatën tonë, frymëzon e mbush ndjenja që reflekton vargjet dhe përpiqet të kufizohet tek gjendja apo koha.
Dua të ndalem pak tek një tjetër fenomen, pra tek besnikëria ndaj ndjenjës dhe asaj që e ngacmon atë.
Ndoshta kjo përcakton origjinalitetin e asaj për të cilën jemi përcaktuar ta formësojmë në varg.
Do rifreskoj këtë shkrim edhe me pak vargje duke kujtuar se magjia e vargut nuk qëndron gjithmonë në atë që lexon, e akcepton e merr atë varg, por dhe tek ajo se çfarë përshkruan, përfaqëson mesazhin që e përçon dhe nga kjo shohim se magjia e fjalës është poezia.
Së fundi vjen si analizë poezia që mban dhe titullin e librit ndaj shpesh e quajmë si shtyllë për librin.
/ Sa anomali
/ Nga syri magjik, retë si me shkop rrahën…
/ Hidhen e përdridhen por prapë hapërdahen
/ Turren si pa fre, kthehen përsëri ,
/ Nga se dielli e hëna me plazhin përlahen
/ Kush t’i përlotë rrezet pranë qerpikut zi.
DIELLI SYPËRLOTUR
Përbotshëm autori i thurë vargje vendlindjes, e mallin e mat me tik taket e zemrës, e me shpresën se një ditë do rikthehet ku mallin do e flladisë në freskinë e vendit më të bukur për të.
Poeti vargëzon me ndjenjë mbi botën që e rrethon apo koncepton brenda poezisë që ngacmon shpirtin i cili pasqyron realitetin aktual por edhe atë të shkuar ku një pjesë e madhe e poezisë i kushtohen tokës së dashur Vendlindjes Kosovë, bashkëjetesës e Portës vjetër, Bukurisë femërore që mjaft hermetikisht e përshkruan deri në vargun e fundit që e zbërthen, mendjeve njerëzore, etj.
Kjo ndjeshmëri e bën të reflektojë karshi rrethit shoqërorë e botës që e rrethon e vargu vie si këngë e intonuar ku shpreh mallë e largësi, ëndërr a dëshirë.
Poezia e këtij poeti ka udhëtuar përgjatë dekadave, me mesazhe të ngrohta miqësie por edhe herë pas here mjaft kritike.
Përplasjet, qasjet e prapaskenat e ndryshme me hije dyzimi e bëjnë poetin të gërmojnë nëpër histori të kohës reale e ti sjellë me varg dashurie e lirika të cilat gjenden në mjedise tona, në shoqëri e madje bëhet universale dhe poeti bëhet njësh me harenë ndaj e transmeton kaq drejtpërdrejt.
Synon ti intimidojë e shpirtëzojë historiken e jetësoren dhe prek trurin deri në gjëndrën pineale kjo ndjenjë e pastër e vlerësimit të gjërave.
Ama dhe mesazhet që përcjell duke ruajtur përjetësisht ndjenjën e pastër njerëzore në shoqëri.
Në këtë vëllim poetik shpalos ndjenja humane e mjaft njerëzore me ndjenjë për një shoqëri që lufton padrejtësinë dhe cinizmin e sedrës së shëndetshme.
I jep reflektim që buron nga shpirti por dhe tradita e mirëfilltë, a thirrje për ndërgjegjësim të parimeve të pastra njerëzore përballë ligësive e veprimeve monstruoze me karakter e virtyte në raport me zhvillimet.
Shumë dritë dhe reflektim i uroj këtij vëllimi poetik e sa më lehtë për lexuesin dhe shumë suksese në kultivimin e këtij arti e thellim të mëtejshëm poetik.
Udhë të mbarë librit.
Suksese autorit.
Prenda Sejdia
Lezhë Majë 2024
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.