20.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Shtator 2024

Shkruar nga:Selman Hysi

Duke u rikthyer ne “gjurmet” e te pareve tane,e pas viteve 1950…

Fisi HYSI..(rikujtese)

#
Me shokun tim,bashkefshatar,intelektualin e ndjere Rushit Ramo Sulozeqi,qe ende nuk ka mbushur vitin e ndarjes nga jeta,ku eshtrat e tij prehen ne Itali,atje ku ka jetuar me familjen e tij,me sqaronte se:
Familja jone, Hysi,i ka “rrenjet” nga Leskoviku…sipas nje studimi qe Ai kishte bere. Nje hitorik i shkurter mbi banoret e fshatit Izvor (sipas tij) jane te arkivuara ne Muzeun Historik ne Qytetin Tepelene.! (Do ta shohim!)
Bektash Lico Hysi,gjyshi i babait tim,u martua me nje vajze nga fshati Pazaj/Izvor..
Sipas te dhenave,i jati i Bektashit,Liçua- me qe ishte i semure,nxitoje qe ta martonte djalin e tij sa me shpejte,kurse vajza vinte nga nje familje e pasur..
Bektashi lindi dy djem (dhe vajza)
Ku njerin djal e pagezoji me emrin Mustafa dhe tjetrin me emerin Selman..
Mustafai u martua me nje vajze nga fshati Krahes/Tepelene,fisi Mertiri,kurse Selmani u martua me nje vajze nga fshati Ninsh/Mallakaster ..
Mustafai me te shoqen,Lanen, linden shume femije..
Sefedinin,Hodon,Shaqon,Hekuranin dhe vajza..
Kuse i vellaj Selmani se bashku me Sosen,nuk linden femije.
Duhet theksuar se Mustafa Bektashi,gjyshi im,u martua tre here..
Gruan e pare Lanen,te dyten nje grua nga Arreza (?),kjo e fundit kishte qene e matuar,me femije, por pas marteses me Mustafan Ajo aksidentalisht vdes,dhe e gruaja e trete ishte Fekua,po nga fshati Arrez,e martuar me perpara ne fshatin Luftinje ( Lagje Shurb),se ciles i kishte vdekur burri por duke lene mbrapa nje djal,qe banon aktualisht ne Luftinje..
Me gruan e trete,Fekon,Mustafa Bektash Hysi lindi nje vajze,dhe e pagezuan me emrin Nalo,e cila u martua ne Ninsh/Fratar me Sabrin Ramon.Kjo pas ndarjen nga jeta,la nje vajze te martuar me emrin Ervehe(mbesa jone) e cila aktualisht banon ne Patos/Fier..
Rreth vitit 1929,dy vellezerit Mustafai dhe Selmani ndahen me njeri tjetrin se bashku dhe pasurine e tundshme dhe te patundshme qe ata dispononin,nje familje teper e pasur ekonomikisht..
Meqense,i vellaji tij,Selmani nuk kishte femije nga martesa me Sosen,Ai-Mustafai,i jep te vellajit ose me mire ja bireson dy femijet Selmanit,perkatesisht,
Hodon,(babai im)
Hekuranin(xhaxhai im)
Kurse vete Mustafi mbajti dy djemt e tjere,
Sefedinin..
Shaqon..
Beje kete sqarim per femijet e mi dhe kush eshte i interesuar nga fisi,se duhet te dine,qe ne rregjistrat themeltar te familjes tone,babai im Hodo Mustafa Hysi,eshte i biresuar tek xhaxhai i tij Selmani,qe ne rregjistrin themeltar figuron si djali i Selmanit dhe jo si i babait biologjik,Mustafait..dhe xhaxhesha e Hodos,Sosa,figuron si “nena” e tij..
Si perfundim per kete pjese:
Dy djemt,qe Mustafa Bektashi pati ne ngarkim Sefedinin dhe Shaqon,paten femije:
1-Sefedini ndar nga jeta nga mesi i viteve 1940,
1-Riza Hysi( ndar nga jeta)
2-Bektash Hysi ( ” )
3-Safet Hysi, ( ” )
4-Dekon,nuk jeteon..
5-Bakon,nuk jeton..
6-Lanen,aktualisht me banim ne Krahes/Tepelene,si nene me shume femije (mos gaboj 15,te gjithe yje!)
Te tre keta vellezer qe sot nuk jetojne dhe motrat e tyre,kane femije,niper, mbesa,seterniper e stermbesa,gati nje lagje,te shtrire me banim ne gjithe vendet e Europes dhe Shqiperi.
2-Shaqo Mustafa Hysi,vellaji i Sefedinit,(xhaxhai im)nga martesa me nje grua nga Levani/Tepelene,Simen,paten bashke nje djal,me Emrin Hekuran i cili u rrit ne shtepjne e femijeve ne Gjirokaster e me vone ne Elbasan..Banon ne Tirane por nuk kemi kontakt me ketè kusheri te pare..Une njehere e kam takuar ne vitin 1977…kurse babai i tij,Shaqua,aty nga viti 1964 (?) U vendos ne Azilen e Pleqeve Gjirokaster,ku pas vdekjes se tij u varros po ne Gjirokaster nga Institucionet e shtetit te asaj kohe…
Mbi familjen e babait tim:
Hodua lindi ne vitin 1900 dhe u nda nga jeta ne vitin 1949..
Ai u martuar me Nasiben,fshati Rabije/Tepelene,fisi Tushaj,e lindur ne vitin 1908 dhe nderruar jete ne vitin 1961,gusht,ne moshen 53 vjeçe nga semundja e apendesitit..
Nga Nena (dajo)nuk kemi njeri,vetem disa kusherinje te saj disi te larget,me mbiemrin Mahmutaj,ku disa banojne ne qytetin e Fierit,por nuk kemi hyrje dalje,thjeshte takime te rastit.
Nena jone kishte vetem nje vella,Sherifin i cili per arsye ekonomike te asaj,kohe babai im e mori te kunatin ne shtepi per ta mbajtur i cili ishte ne moshte te vogel,dhe po ne moshe te re u nda nga jeta,dhe eshtrat e tij prehen aty,tek e motra,nena jone,Izvor!
Prinderit tane lindin 6 femije:
1-Ramadanin,(1935-2004)
2-Liçon,1937,(me banin ne fshat Izvor)
3-Mikon,(1939-1987)
4-Mustafan (1940-2020)
5-Hatemen,1944,me banin qytetin Fier.
6-Selmani,1949(une),ku babai para se te nderronte jete,me la 7-muajsh ne barkun e Nenes..
Keshtu,qe nga momenti i ndarjes te babait nga jeta viti 1949,Ai i la femijet te gjithe ne moshe te vogel..me i madhi 14 vjeç!
Kurse,vellaji i Hodos,Hekurani,vdes ne moshe te re,pa bere ushtrine dhe i pamartuar..
#
Faleminderit per mudimin,nese lexoni,apo komentoni,kjo me shume eshte nje “memorie” per femijet tane,niper e mbesat..
Ne si vellezer,motrat e kusherishnje,jemi nje familje shume e madhe,pavaresisht “firove” brenda saj,te cilat jane te natyrshme dhe te pranueshme,si qenie njerezore kalimtare ne kete JETE!
Respekt!
#
Foto:
1-Vellaj,Liço Hysi,me banim ne Izvor/Tepelene.
2-Motra,Hateme Oruçi (Hysi),me banim ne Fier.
3-Une,me banim ne Fier.
#
Fier,06 Gusht 2024!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.