19.5 C
Tiranë
E enjte, 31 Korrik 2025

Shpresa Dhima

 

LOTI I POETIT
Sotë shkruan pena e Poetit
Menduar hedhë vargje
Po ai kryeneç s’i bindet
Diku çalon, tej mbetet
Mendimet vijnë vrullshëm
Njera, tjetrën shtyjnë, tërheqin
Të lodhura nga mundimi i tundshëm
Kërkojnë çelësin që portën t’jua hap
Eh, përse sotë vargu nuk del
Loti në sy ka mbetur, rëndon mbi qerpik
Nuk dua ky lotë të pikojë
Mbi fletën e bardhë , të lërë njollë
Dhe mendimet sërish përplasen
Njëri qeshë, e tjetri loton
Dhe sërish , përsëri kërkojnë..
Të shkruajnë për ty “, Korona Virus,,
Erdhe në dimër , në shi dhe erë
Menduam se do ikje në Pranverë
Por nuk le as lulet të çelin në Verë
Pretë Vjeshtën t’a bëshë më grizh se ç’është
Ndaj pena e Poetit sotë loton
Fjalën dotë nuk e shkruan
Vargjet janë të zëmëruar
Muza psherëtinë e menduar
Deri kur ky virus i mallkuar
Jetë njeriu do marrë
Deri kur Bota do Qaj !?
Dhe një zë fort thërret
Ky është zëri i Poetit
Mes vargjesh shkruan
Mes vargjeve fletë
Mes agimesh pretë
Dielli të dalë, të ndriçojë
Jeta të Nisë , Jeta të Fillojë !.
shpresa dhima@@
2/9/2020
Imazhi mund të përmbajë: Shpresa Dhima, ulur, jashtë, natyrë dhe ujë
NË SHPIRT NDJEVA MALL
Në stolin e Hënës
Të prisja ty atë natë
Yjet nisën të lodronin
Hëna vështronte e ngratë
Me yjet nisa të vallzoja
Valsin tonë të dashurisë
Por këmbët më ngatërrohen
Yjet të zëmëruara, vetëm më lanë
Shpirti i zbrazet ndjeu ftohtësi
Atë çast të kërkonte , pak dashuri
Të ndjente të tuat ledhatime
E të mbushje shpirtin tim
Hëna më përkundi atë mbrëmje
Me vellon e artë të saj më mbuloi
Lotin që në faqe më pikonte
E mblodhi tek ty i dërgoi
Dhe loti im si kristali shndriti
Për tek unë mes yjeve kalërove
Ëndrrat sërish, sërish mi zgjove
Që dashuria në djepë të saj , përkund!!
shpresa dhima@@
5/8/2020
“”””””””””””””
JETËN SHIHJA NË SY
Mos shihja një ëndërr të keqe
një ëndërr që zgjati kaq shumë
mes asaj unë përpëlitesha
jetën duke parë në sy
Dhe shumë gjëra atëherë kuptova
se kjo botë është e pashpirtë
qënka kaq e vogël ,po e madhe në globë
jeta dhe vdekja ,janë një iluzion
Përse ?!, Përse..?!
Në këtë botë të çmëndur
njërës zëmër nxirë , demon
kudo mbjellin kob, duan vetëm lotë
Këta shkelin pa shpirtë, mbi zëmra e dhimbje
dhe bota nën këmbët e tyre rënkon
kthetrat në trupë janë ngulur thellë
kërkon prej tyre të lirohet, e frymë të marrë
Mes këtyre kthetrave u rrëzova dhe unë
nga maledetë ashtu quajtur “Korona Virus,,
Korona ,, me emër të bukur të pagëzuan
për hatër të këtij emri ,more shumë jetë
mbi këtë tokë hape e hape, varre pa fundë
s’pyete për moshën, fe, apo ngjyrë
“Virus,, pse të quajnë të tillë, ..
ti virus nuk je ,as edhe një grip , Jo
në këtë temperaturë , s’do kishe hijen mbi dhe
s’do kishe jetë, do ishe bërë shkrumb
Besomëni njerëz, Besomëni vërtetë
nuk është grip, po as dhe një virus
një bakter biologjike , mjerë kë prek
me atë lufton, se di? Jeton a Vdesë
Ai thellë të hynë në trup , s’të njofton kur vjen
ndjenë dhimbje më barbare..,s’ merr dotë frymë
trupi të lëshohet si i pajetë, sytë veç lotojnë
dhe atëherë kupton ,se jeta jote është lodër për
të tjerë..
Dhe tek ecja këmba doras
se trupin të ngrija s’ merrja frymë
loti më pikonte e rridhte çurkë
Përse?.. Përse ?!, duhet të vdesim nga , “Kovid19,,
Përse jetën kërkon të ma marrësh
s’të kërkova pjesë nga jotja pasuri
veç buzeqeshjes që më takonte
se jeta për ty dhe për mua është Një
Dhe një zë i brendshëm thërret
Përse..?!, Përse..?!
Sotë në shekullin 21
Ka përbindësha që luajnë me jetën tonë
dhe ti o njeri i verbuar ende nuk e beson
varfëria sytë ti ka mbuluar , s’të lë të shikosh
Ata që mbollën këtë “Virus,,
Jeta jonë nuk ju intereson.!
Të gjithë duartë të bashkojmë
jeta duhet të vazhdojë ,e bukur e qetë
pa njerëzimin çdo gjë mbaron
Sotë bota duhet të Triumfojë.!.
shpresa dhima@@
4/9/2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.