24.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Shpresa Dhima

TË MBETET E FRESKËT NË SHPIRT
Shokun që ke dashur me shpirt
S’e harron asnjëherë
Dhe kur për të është dimër
Por në zemër ka veç Pranverë
Shoqëria jonë ka qenë e bukur
Më e bukur nga të gjitha shoqëritë
Mos e harro të lutem
Të mbetet e freskët në shpirt
Është aty jona shoqeri
Është aty e jona rini,
E kaltër si deti
Mes ngjyrave të një ylberi
Mes ëndrrave që thurnim çdo çast
Si një simfoni e artë
Mes tingujve të jetës
Oaz harmonie përmbi dallgë
Dhe në vite të kujtoj ,o shok
Mallin me lulet e Pranverës ti çoj
Në çdo petalë qëndisur
Me trëndelinë e këngë
Kur vitet të kenë ikur
Më kohë unë s’ do kem
Gjithmonë do të kujtoj
Ty ,o shokë në jetë
Pranverat që na dehën,
Nën pemë dhe blerime
Stinët që nuk reshtën
Në puthje e ledhatime
E kujtesa më rikthen
Çdo gjë që preke ti
Sa kohë që të frymoj
Do të kujtoj përherë Ty..!
shpresa dhima@@
20/10/2020.
“”””””””””””””””””””
VJESHTA DHE UN.
Vjeshta dhe un…
jemi njësoj..
s’di pse të dyja ..
ngjajm kaq shum
Ajo është e vrenjtur
ngyrën gri dashuron
qiellin bën të lotoj..
e shirat vjeshtak lëshon
Pemët ajo i trishton
fustanet e gjelbëra..
ngjyrën ua ndryshon
dhe dal ,ngadal..i rrëzon
Parqet i mbulon trishtimi
kur gjethet e mbulojn..
Dhe unë jam simez e saj
ngjyra gri fyturën mbulon
loti si pika e shiut pikon
e qerpikun e njom, enjom
Endem mes vjeshtës..
heshtjen shoqe kam
me të eci, vrapoj ,gëzoj..
Shkronjat ngulen në kokë..
atë duan ta shërojn..
dhimbjen ti largojn..
I marr shkronjat një ,nga një…
me ato vargun formoj..
po koka qetësi nuk gjen..
dot vargjet si formoj..
S’di pse shkronjat ngaterrohen..
Përse qajnë…lotojn..
sa dhe pemëve..
gjethet…ua rrëzoi
I mora i mlodha …
që shiu i Vjeshtës..
mos i baltos..
Dhe shkronjat tek unë vinë..
Që ngjyrën grizh t’më largojn..
e drit ti japin ,syve të mi
Retë nisin të largohen
një rreze dielli do dal..
Këtë lot ta thaj..
E ngjyrën grizh të kuqëloj.
shpresa dhima.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.