Si rreze e diellit
që shndrite në agim
Si vesa mbi lule
në petale ishte e bukur
plot ndjenja
dashuria ime e parë.
Ishim tè lumtur e tē gëzuar
bota jona u bë
si dy pëllumba të dashuruar
që s’na brengoste asgjë.
Kishim një dashuri të padjallëzuar
të pastër si loti
Nuk bëmë mëkate për t’u ndëshkuar
me fatin gjithçka ecte.
Ndodhi një keqkuptim
papritmas të dy u ndamë
Ndoshta gabuam pse nuk vepruam
mbase të dy ishim pa faj.
Ndoshta gabova që u largova
Ai më deshti si i marrë
Ishim të rinje dhe nuk menduam
Besoj që Zoti të na falë
Të lutem o perëndi
o zoti i gjithësisë më fal
Ishim të rinje nuk paragjykuam
se zemra nuk pyet njeri.
Ëndrrat u zhdukën
asgjë nuk mbeti veçse ky kujtim
por do ta ruaj ta mbaj pranë vetes
mu thellë në shpirtin tim.
Kaloj shumë kohë dhe s’u pamë më
Kujtimi do mbetet i gjallë
E ne të rinj do të mbesim gjithnjë.
Koha kalon
kujtimet mbesin e vitet ecin mbarë
Për sa të jetë jeta
përherë e kujtoj dashurinë time
të parë te pare….