Nga Stiljan DEDJA
Vetëm vullneti politik mund të zgjidhë problemet dhe jo sistemet zgjedhore
Nëntë kushtet e Bundenstagut Gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë, kanë detyruar partitë politike në vend, të merren seriozisht me reformën zgjedhore, si një kusht i domosdoshëm për zgjedhjre të lira dhe të nderëshme në Shqipëri. Ulja e partive kryesore politike në tryezën e reformës zgjedhore, është një hap pozitiv për të patur një normalitet zgjedhor dhe pranim paqësor të transferimit të pushteteve. Sistemet zgjedhore nuk janë gjë tjetër, përveç se një problem kompromisi dhe interesash midis forcave të mëdha politike në Shqipëri, kryesisht atyre demokratike dhe socialiste. E iniciuar nga nisma “Thurje”,opozita parlamentare, shoqëria civile, si dhe ambasada Gjermane kërkojn një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, sepse një sistem i tillë është në interes të tyre, i cili sipas tyre, bën të mundur çuarjen e përfaqsuesve të vet në parlament. Qëllimi kryesor i sistemit zgjedhor është , të sjellë një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme, si dhe të sigurojë një nivel përfaqësimi sa më të madh të pluralizmit në parlament.Të gjitha sistemet që do të zgjedhim, janë demokratike dhe të pranuara botërisht. Çdo sistem zgjedhor ka të mirat dhe mangësit e veta, ai nuk na jep një zgjidhje përfundimtare dhe definitive të problemeve zgjedhore. Të gjitha sistemet zgjedhore : maxhoritar proporcional me lista të mbyllura, apo të hapura apo kombinim i dy sistemeve atij maxhoritar me atë proporcional, mund të ulin problemet, por nuk mund ti zgjidhin dot përfundimisht problematikat zgjedhore.Deri në vitin 2005 ne kemi patur një sitem maxhoritar me lista kandidatësh, ku qytetarët votonin për kandidatin që ato preferonin, dhe konkretisht ishin me 100 kandidatë partish dhe 20 mandate me proporcional të korrektuar, që na solli edhe problemet e Dushkut. Sot ne kemi një system proporcional rajonal me lista të mbyllura . Asnjë nga këto sisteme nuk është anti- demokratik, por zgjedhja bëhet sipas interesave politike të partive më të mëdha në zgjedhje.Në këtë sistem që ne kemi sot votuesit votojnë për partitë dhe jo për kandidatët, ku sipas këtij sistemi kryetari i partisë harton një listë të mbyllur me emra kandidatësh sipas preferencave të tij personale.Ndryshimi i sistemit që po kërkohet nga partitë e vogla është politike dhe buron nga vullneti politik i këtyre partive,dhe nuk janë rekomandime të OSBE- ODIR . Sistemi zgjedhor është një zgjedhje politike e pamvarur e vëndit që bën zgjedhjet. Është legjitime që çdo parti të kërkoj një sistem të caktuar zgjedhor, pasi çdo sitem është demokratik dhe çdo parti pjesmarrëse në zgjedhje bën zgjedhjen dhe kërkon sistemin sipas ineteresave të saj. Në fakt si partia demokratike ashtu dhe partia socialiste deklarohen se nuk kanë problem me sistemin zgjedhor, por në fakt ky sistem aktual zgjedhor i përshtatet më së miri interesave të tyre zgjedhore. Në fakt mbas 2008 u kalua nga sistemi Maxhoritar në atë proporcional , pasi opinioni i gjerë mendonte se me atë sistem po zgjidheshim njerëz të fortë, me rreth të gjerë miqësish, farefisnor dhe me para .Këta njerëz nuk është se dalloheshin për ndonjë nivel kulturor të tyre, apo për ndonjë kontribut në ndonjë fush të caktuar.Mendohej që niveli kulturor i tyre ishte i ulët. Aftësia e tyre ishte vetëm se gjatë zgjedhjeve ata mund të mblidhnin rreth vetes shumë njerëz, e cila shpesh herë sillte konflikte midis votuesve të një kandidati me votuesit e kandidatit tjetër në garë. Ky system solli konflike midis kandidatëve në zgjedhje, ku kemi dalluar raste të shumta dhune .Mbas fitores kandidati sillej si një “fitimtar” apo “kapadai” dhe nuk i bindej plotësisht rregullave në parti, si dhe lidershipit të saj, pasi siç e cilësova më lart që këta ishin njerëz të “fortë” me kuptimin që kishin një rreth njerëzish rreth vetes dhe ju dëgjohej fjala, por jo plotësisht të arsimuar dhe të kulturuar apo biznesmen të cilën paguaninin dhe blinin votë . Pastaj u kalua në sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura, ku zgjedhja e emrave apo kantidatëve në garë iu la në dorë lidershipit të partive, të cilët u gjykua se janë njerëz më të përgjegjshëm dhe më të interesuar për të hartuar këto lista me njerëz me kontribute, reputacion dhe të kompletuar nga çdo pikpamje. Në fakt edhe ky system nuk funksionoi mirë, pasi u zgjodhën nga kryetarët e partive për në parlament, njerëz pa nivel kulturor dhe disa me rekorde kriminale. Këtu mund të themi që kanë përgjegjësi edhe institucionet e drejtësisë. Botërisht dihet që nuk ka sistem perfekt apo sistem të keq. Edhe ky system që kemi nuk e zgjidh plotësisht problemet në zgjedhje, pasi forcon shumë kryetarin e partisë, i cili harton listat në bazë të preferencave të tij personale dhe nuk siguron një përfaqësim sa më të mirë të kandidatëve në parlament.Të gjitha këto siteme zgjedhore, si ai kaluari edhe ai aktual kanë nxitur blerjen e votës. Mendoj që rritja e përfaqësimit të sa më shumë partive në parlament, do të sillte dobësim të qeverisjes dhe problem të shumta në stabilitet.Prandaj më e leverdisëshme sot për kushtet aktuale të cilat po kalon vendi, do të ishte më i mirë ai sistem që jep siguri më të mirë për qeverisjen dhe stabilitetin politik të vendit.Dobësimi i rolit të kryetarit të partisë do të çonte në anarshi brenda partisë, apo në dobësim të qeverisjes, gjë e cila do të sillte një destabilitet jo të dëshirueshëm. Duke analizuar shkaqet e problemeve të krijuara mund të themi që faktori kryesor për zgjidhjen e problemeve nuk është sistemi zgjedhor, por vullneti politik i partive apo i lidershipit të tyre. Disa gjëra duhen ndryshuar në statutin e partive me qëllim rregullimin e këtyre difekteve që nuk i rregullon sistemi. Patjetër që vendimi për caktimin e kandidatët në zgjedhje duhet të jetë një vendim kolegjial dhe jo vetëm i kryetarit të partisë,apo një garim për kandidat që fillon nga baza e partisë. Ndoshta këto do të kërkonin ndryshime të domosdoshme në statutin e partive. Përpara se të shkohet mbi diskutimin për sistemin, ka shumë probleme që duhen diskutuar dhe sanksionuar saktë në ligjin zgjedhor, siç mun të jetë problem mbi “kriminalitetin zgjedhor”, i cili po shkatërron dhe po njollos vazhdimisht zgjedhjet në shqipëri.Të gjitha këto rregullohen vetëm me një vullnet politik nga ana e partive, gjë e cila do të bënte të zhvillohej një proces zgjedhor, i drejtë, i shpejtë në rezultat dhe i pranuar nga të gjithë.