14.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shtator 2024

SUBILE SHEHU

Nëse një ditë do t’më kërkosh !!!

Sa bukur vinin mëngjeset me ty
Në përshëndetje ,dita nis bukur ,
Orët e mbrëmjes vinin hareshëm
Ku jan premtimet vallë ku janë humbur ?

Më thuaj pra bylbyl pranvere
Kush të mërziti që rrin i heshtur ,
Se zëri yt qëndron pranë meje
Ktë natë të ftohtë në ktë fundvjeshte .

Të lutem mos ma shto trishtimin
Sepse premtimet ishin aq shumë ,
Kto netë të ftohta që sjellin dimrin
Më përvëlojnë ,më lëjnë pa gjumë .

Nëse një ditë do më kërkosh
E din adresën ku ndodhem unë ,
Nëpër arterjet e zemrës tënde
Mos më dëbo se të dua shumë .

“”””””””””””””””””””””””””””””L'immagine può contenere: 1 persona, con sorriso, spazio all'aperto

Vallëzoj sonte me vargjet !!

Sonte vargje a s’më falni
Dashuri ,dua nga ju ,
U mërzita më duhet të shkruaj
Mëndja më iku në kuturu .

Në çdo germë e gjej vetveten
Ju rënditeni n’vallëzim me mu ,
Pa u ndier e bëjmë buqetë
Poezin përcjellë tek ju .

Në kto germa kaq të arta
Ndjehem qetë dhe lozonjare ,
Poezinë në kënge e në vaj
Çdo poet e ftoj n’kët valle .

Unë sa her që ndjej trishtim
Rënd pas vargjesh me ndjesi ,
Kurrë më mirë ska në këtë jetë
Tek ju vargje gjej qëtësi

“””””””””””””””””””””””””L'immagine può contenere: montagna, cielo, spazio all'aperto, natura e acqua

AH QYTETI IM !!!

I heshtur më dukesh qyteti im
Sa zbehtë dritat të duken ,
S’po shoh ku dashuria triumfonte
Të rinjtë ku kan ikur ,ku jan zhdukur .

Të bukur ,e heshtur të vështroj
Her -her lotët më rrjedhin ngadalë ,
Për ty Kukësi im o vendlindje
Për ty zemra ime ka mallë .

Në rrugicat tuaja jetën mora
Dhe ti na përkëdhelje pa masë ,
U rritëm e ikëm pa u ndier
Por kujtimet ngelën ,trazojnë mallë .

Ah qyteti im me plot merita
Sa heronjë rrite ,derdhën gjak ,
Ty liqeni i kaltër të jep forcë
Rrëzë gjallicës shtrihesh ke hedh shtat .

Mos më rri i heshtur Kukësi im
Ngrije kokën lart o legjendar
Ah qyteti im të përqafoj
Do të vij tek ti të shuaj mallë!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.