MEDALJONI “NENE”
Sikur boje mos te kishte, gishtin tim do te shpoja.
Dhe me gjakun qe qe do pikonte,fjalen “Nene”do ta shkroja.
Medaljon qe shperndan drite,
shpirt dhe nga shpirti yt!
Me dashuri te gjithe bekove, njeriu qe lind njerin!
E kam te shenjte fjalen “Nene”
Ndonjehere keq e fjalosni! Do tju vras i madhi Zot ,
qumshtin e gjirit e mbroni.
“Nena ” si qenie njerezore dhe cdo gje e gjall kur lind,
a keni pare si kujdeset per te vegjlit qe i rrit!
Sa hyjnore dhe bujare,
trimeresh ne gjak e vena.
Kete e tregojne legjendat, si muroset ne keshtjella!
Edhe keshtjella e Rozafes,
ne histori gjall te mban .
Perendesh ne jet te jeteve.
Emrin tend me “gjak” do shkruaj!
Valbona Pasha Kordha 2020.
“””””””””””””””””””
Kush je ti ?
Kush je ti qe shpirtin
ma vret , lanet.
Kush je ti qe jeten ma
vjedh , lanet.
Kush je ti qe ha dhe
pjaten thyen , lanet.
Kush je ti qe vjedh dhe
tund monedhat ne
xhep ,lanet.
Kush je ti qe ne shpatull me lumturon
dhe me pas thiken
ndjej , lanet.
Kush je ti qe si engjell
fluturon dhe ne heshtje djallin e zgjon ,
lanet.
Kush je ti qe shoqeron
edhe emrin ta harron , lanet.
Kush je ti qe lumturon
mbi krahet e atij qe
lengon, lanet.
Kush je ti qe kerkon ne
” Hen” te shkosh
kur kembet si ke pas asnjehere ne Toke ,
lanet.
Kush je ti qe gabon dhe
te falur asnjehere nuk kerkon, lanet.
Ti je Ai qe nuk duhet te ishe ne kete Bote ….Lanet!
Valbona Pasha Kordha 2020.