16.5 C
Tiranë
E enjte, 19 Shtator 2024

Vasel Gilaj

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, aktori dhe regjistori, Andon Qesari

Është ndarë nga jeta pas betejës së humbur me një sëmundje të rëndë, aktori dhe regjisori, Andon Qesari. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, djali i tij Edon Qesari. Aktori dhe regjisori Anton Qesari, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas një galeri rolesh dhe punësh krijuese dhe interpretuese në kinema dhe teatër.

Andon Qesari ka lindur në Qeparo më 27 qershor 1942, aktor dhe regjisor shqiptar. Më 1966 Qesari u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.

Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Ky kontribut është jo vetëm vlerë që përfaqëson përkushtimin e tij në artin skenik shqiptarë, por edhe një arsye për ta nderuar dhe mirënjohje dhe kujtesë këtë emër, i cili sot ndahet përgjithmonë nga të afërmit, por edhe nga rolet dhe personazhet që ai i përjetësoi në interpretim.

Zani i Malsisë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.