13.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shtator 2024

Vasilika Babo

JETA DHURON SHPRESE!

Pranvera vjen embel me lulezimin a saj,
dhe une u kenaqem luleve plot vese ,
qielli i kalter ndricon boten ne cdo skaj,
dhe endrat e njerzve fillojne e marrin shprese .
Lulekuqet kuqelojne mbi kodra e male,
Petale trendafilash hapin sythat ngadhnjimtare,
zogjte cicerojne e ligjerojne plot hare
ne folete e tyre, ne te bukurat saraje.
Vezullojne ujvarat nen ujrat pranverore,
gurgullima e kristalte rrjedh permbi krua ,
fytyrat pa maska shpirtin lezatojne,
njerzit e lire buzeqeshin te gezuar.
U mbyllen spitalet ku ankthi te merr frymen .
zemrat ne kraharor shpirtin gjallerojne,
I lumtur veshtron e pershendet nje doktor!
jeta dhuron shprese te sigurte te jetojme.

Dil e bukura vashe ,dil ne dritare ,

me floket e arta mbi supe shkallezuar,

dhuroi buzeqeshjen e perqafimin djalit,

thuaj se dashuria ne bote ka triumfuar !

“”””””””””””””””””””

KUJDES MIKJA IME !
Nuk kuptoj dot cmiren qe te bren ne vetvete ,
sa here veshtrimin me hedh me percmim.
Shume shpejt “pasurine» e vure ne kurbete,
Sa shume ndryshove moj zonje e vendit tim .
Ishim mikesha e duheshim te dyja,
por nuk e di pse ti,aq shpejt ke ndryshuar.
Ndoshta brenda teje kishte gene pabesie
Une kam koken lart kurse ti je tjetersuar.

Vlera e njeriut nuk matet nga pasuria ,

te tundesh e te shkundesh eshte papjekuri.

Ruaj ndershmerine te patundur mike

Ajo te ngre kryet lart e sundon me mencuri.

“””””””””””””””””””””””””

GRUA ME KARAKTER TE LARTE
Ti je femer ideale , grua me karakter te larte.
Ti je silhueta me e bukur e qenies njerezore.
Ti perjeteson gjysmen e botes me shpirt fisnik.
Ti je altar perendeshe ne parajsen tokesore.
Kaltersine e qiellit shperndan ne syte e tu,
ndonse kalon rrebeshe dimrash te medhenj,
Fjalet ne buzet e tua jane brilante e diamante,
Dhe kur brenda shpirtit copton male e shkembenj.
Ti je nje zane e ralle e bukurise dhe e miresise.
Driten qe te rrethon e shndron ne yje te vertete.
Shpirtrat i zbut si me shkopin e magjise,
Dhe kur te mungon dashuria e me pak lumturi ne jete.

Ti shkel monopate te egra me guxim e vetmohim.

Mbron si shqiponje strehen e ngrohte bashkeshortore.

Lind dashurite e medha deri lart ne mbreterim.

Dhe gjithe dashurite e vogla i vendos yje te kesaj kurore.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.