16.5 C
Tiranë
E enjte, 19 Shtator 2024

Vjollca Venetia

MALLI PËR TY , KURRË.. S’MU NDA ..!
Diçka më frymëzoj sot dhe më shtoj mallë ,
më qoj shumë larg, thellë në mendime ,
Sa shumë lakmova borën e parë ,
bukuri i dha vendlindjes time !
Vendlindja ime më e bukura në Botë…
gjaku të ëmbëlsohet edhe kurë nga larg e shikon ,
Le të jetë shkëmb , fushë apo gropë ,
si rreze dielli , gjthnjë ndriçon !
Aty ku u rritëm plot dashuri ,
në çdo stinë të vitit frymonte jetë,
Potrebbe essere un'immagine raffigurante pista da sci e montagna
Aty ku shijoj shumëkush rininë,
por kurrë nuk dua të ngelet, si një e shkretë !
Sa herë mu copëtuan ëndërrat dhe mu bënë thërrime,
Dhe unë shtegëtova tej e larguar ,
kurrë nuk të harrova vendlindja ime,
Por kam një brengë, në shpirtë ngujuar !
Mendimet më çojnë në pafundësi,
shpërndarë në mjergull gjithandej,
Malli më pëshpërit në zemër plot urtësi,
Se dielli më shumë tek ty shkëlqen .
Malli kurrë për ty s’mu nda,
dhe unë shkruaj vargje plot mallëngjim,
Fati na dërgoj larg , si zogj të shpërndarë,
Përtej detit në mërgim!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.